KOMENTIMI I ISTIHADES "EUDHU BIL-LAHI MINESH SHEJTANIR-RAXHIM"

30/06/2008 13:50

Allahu i madherishem thote:
Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.(
A'raf 199-200)
Ti të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.Dhe thuaj: "O Zot im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!"Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!"(Mu'minun 96-98)
Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.Mirëpo, këtë nuk e arrin kush, pos atyre të durueshmëve, dhe nuk e arrin kush, pos atyre me virtyt të lartë.E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej shejtanit, kërko mbrojtje në All-llahun, vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi!(Fussilet 34-36)

    Allahu i Lartesuar permes ketyre ajeteve ne njeren ane na urdheron per sjellje te mire ndaj armikutmne menyre qe i te rikthehet ne natyren e tij te paster dhe ne miqesi me ne,por njekohesisht ne anen tjeter na urdheron qe te kerkojme mbrojtje tek Ai nga armiku(djalli) qe nuk pranon miresjellje e bamiresi qe nuk deshiron diqka tjeter perveç shkaterrimit dhe devijimit per shkak te armiqesise se madhe qe tregoi me heret   ndaj babait tone Ademit.
  "O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t'ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë."KUR'AN.(Fatir:27)
  "(Përkujto) Kur u thamë engjëjve: "Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhërin e Zotit të vet. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?" Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!"(18.Kehf:50)
"Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë,përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!"(38.Sad:82-83)
"Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.(Nahl:98-99)

    Prandaj kuptimi i "Eudhi bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim" eshte :Kerkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani qe te mos me devijoje nga,feja ime,qe te mos me prishe jeten ne kete bote,qe te mos me pengoje ne praktikimin e asaj qe me ka urdheruar Allahu xh.sh dhe qe te mos me nxise per berjen e asaj qe e ka ndaluar Allahu.Pra,perveç Allahut Fuqiplote,nuk ka kush e largon shejtanin nga njeeriu.
  "Shejtan" ne gjuhen arabe rrjedh nga fjala "shatane" qe do te thote   "qendron larg" pra natyra e tij eshte larg natyres se   njeriut dhe me ligesite e tij ai eshte larg çdo te mire.
    Thuhet se kjo fjale rrjedh nga fjala "shat" qe do te thote zjarr,pasi ai eshte krijuar nga zjarri.Disa dijetare thone se qe te dyja jane te verteta per nga kuptimi,mirpo mendimi i pare eshte me i sakte dhe me i bazuar ne gjuhen arabe.
  "Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.(KUR'AN.En'am:112)

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja