Ki kujdes nga armiku yt shejtani

30/06/2008 13:49

Ajetet ku permendet shejtani(ne njejes):

Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim".(BEKARE,36)
O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.(BEKARE,168)
O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët.(BEKARE,208)
Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.(BEKARE,268)
Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj edhe kamata!" e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën. Atij që i ka aritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës) atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.(BEKARE,275)
E kur ajo e lindi tha: "Zoti im, unë e linda femër!" Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. "Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t'i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar.(ALI IMRAN,36)
Vërtet, ata që u zbrapsën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetë djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë.(ALI IMRAN,155)
Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomënu Mua, nëse jeni besimtar.(ALI IMRAN,175)
Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.(NISA,38)
A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t'i humbë në pafundësi.(NISA,60)
Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s'ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.(NISA 76)
Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, sikurt'ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjefgjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, u, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.(NISA,83)
Do t'i shmangë (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t'i urdhëroj dhe ata dotë shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.(NISA,119)
Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim.(NISA,120)
O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.(MAIDE,90)
Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?(MAIDE 91)
E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hjeshoi atë që bënin.(EN'AM,43)
Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në çështjet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse djalli të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor.(EN'AM 68)
Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe aso për ngarkim (për hipje) dhe aso, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre ose për therrje). Hani nga ajo që All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmët (rrugët) e shejtanit, pse ai është armik juaj i hapët.(EN'AM 142)
Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t'ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atë pemë vetëm që të mos bëhi meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve.(ARAF,20)
Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan të mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) Xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): "A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i haptë për ju?!"(ARAF,22)
O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t'ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.(ARAF,27)
Dhe lexoju atyre tregimin e atij që patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburëve.(ARAF 175)
E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.(ARAF 200)
Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).(ARAF,201)
Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t'ju pastruar me të, largoi prej jush shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t'ju përforcoj me të (me shi) këmbët tuaja.(ENFAL 11)
Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe tha: "S'ka kush që mund t'iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës Juaji!" E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: "Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër.(ENFAL 48)
Ai (Jakubi) tha: "O biri im, mos u trego ëndërrën tënde vëllezërve tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, s'ka dyshim, djalli për njeriun është armik i hapët".(JUSUF,5)
E atij për të cilin besonte se është i shpëtuar i tha: "Më përkujto mua te zotëriu yt". Po djali e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.(JUSUF,42)
Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: "O ati im, kjo është domethënia e ëndërrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve u solli ngs fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mij. Zoti im, me mjeshtëri e butësi realizon dëshirën e vet për çka don, vërtet Ai është i dijshmi, i urti.(JUSUF,100)
E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehenemit në të, xhehenemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortonie veten. Unë nuk mund t'ju shpëtojë juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.(IBRAHIM,22)
Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar.(HIXHR,17)
Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët.(NAHL,63)
Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar(NAHL,98)
Nëse detyrohesh t'ua kthesh shpinën atyre (të afërme etj.), duke kërkuar mëshirën, të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t'i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta).(ISRA,28)
E ti robve të Mi thuaju: "Le ta thon ata që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut".(ISRA,53)
Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.(ISRA,64)
AI (djaloshi - Jushaë bin Nun) tha: "A e sheh!?" Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit, nuk më bëri ksh ta harrojë q të përkujtojë ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën për në det!(KEHF,63)
O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit.(MERJEM 44)
O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!"(MERJEM 45)
Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: "O Adem, a do të të treoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!"(TA HA 120)
Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështje rreth All-llahut, pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.(HAXHXH 3)
Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe rregullon çështjet.(HAXHXH,52)
E për a bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata, që i kanë të zemrat e shtangëta. S'ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim.(HAXHXH 53)
O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkatesh), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di.(NUR,21)
Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.(FURKAN,29)
Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.(NEML 24)
Ai tha: "Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!" Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, është mëshirues.(KASAS 16)
(I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dke i shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihni atë.(ANKEBUT 38)
Dhe kur atyre u thuhet: "Pasoni atë që e shpall All-llahu" ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë!" E edhe sikur djalli t'i kishte thirrur ata në dënimin e zjarrtë!(LLUKMAN 21)
Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.(ZUHRUF 36)
E të mos u pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët.(ZUHRUF 62)
Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi.(MUHAMED 25)
Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t'i shqetësuar ata që besuan, ndonëse ajo nuk mund t'i dëmtojë ata fare pa dëshirën e All-llahut, andaj vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët!(MUXHADELE 10)
Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dinë se ithtarët e djallit janë më të dëshpruarit.(MUXHADELE 19)
Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: "Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!"(HASHR 16)
Dhe ai (Kur'ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!(TEKWIR 25)

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja