JOHN WEBSTER, filozof (Angli)
08/10/2008 15:27Kam lindur në Londër dhe jam rritur e edukuar si i krishterë, por me bindje protestante. Në vitin 1930, si çdo i ri, fillova të ballafaqohem me problemet e jetës dhe në këtë kohë i vërejta dobësitë e Krishterimit.
Krishterimi është një dualizëm i cili e paraqet botën si mëkatare dhe kërkon ta kthejë realitetin e jetës duke i proje-ktuar shpresat në një botë të ardhshme.
Më tepër emocional sesa racional, nën ndikimin e entuziazmit rinor, refuzova Kishën (protestante), Krishterimin dhe u bëra komunist. Komunizmi deri diku më solli kënaqësi, por, për shkak të materializmit e refuzova edhe këtë. Më vonë fillova të studioj filozofinë dhe religjionin...
Gjatë kohës që jetova në Australi, u interesova të gjej Kur’anin e Shenjtë në Bibliotekën Publike të Sidneit. Nuk gjeta asnjë përkthim të bërë nga muslimanët. Disa javë më vonë, në qytetin e Pertit, Australia Perëndimore, përsëri e kërkova Kur’-anin e përkthyer nga ndonjë musliman dhe e gjeta.
Nuk mund ta shpreh me fjalë, as ta përshkruaj, atë ndryshim të përnjëhershëm që më ndodhi kur lexova suren El-Fatiha, shtatë ajetet e para të Kur’anit...! Lexova edhe disa faqe të tjera rreth jetës së Muhammedit (a.s.). Në librari atë ditë i kalova disa orë, por me mëshirën dhe ndihmën e All-llahut e gjeta atë që po e kërkoja që sa kohë. U bëra musliman! Deri në atë moment unë ende nuk kisha takuar ndonjë musliman. Kur dola nga libraria e ndjeva veten shumë të lodhur e të tronditur, nga pikëpamja emocionale dhe intelektuale, si pasojë e asaj që përjetova në librari duke lexuar vetëm një sure të Kur’anit dhe disa faqe rreth jetës së Pejgamberit (a.s.). Menjëherë e pyeta veten: “Ishte e vërtetë apo ëndërr ajo që lexova, ajo që më transformoi menjëherë?!”
Dola nga libraria me qëllim që të pi një kafe diku dhe të pushoj pak. Duke ecur rrugës, për ku isha nisur, më shkuan sytë në një ndërtesë ku shkruante: “Muslim Mosque” (Xhamia e Muslimanëve). Aty për aty i thashë vetes: “E njeh të Vërtetën, pranoje!” Me mëshirën e All-llahut u bëra musliman.
Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij.”
———
Back