JETA E MUHAMEDIT A.S

30/06/2008 18:14

"Ne te derguam ty (o Muhammed)vetem meshire per te gjitha botet."(El-Enbija:107)

Kur Ibrahimi dhe i biri i tij Ismaili ,paqja qoftë mbi ta,po ndërtonin shtëpin   e shejntë ,Qaben,i luteshin All-llahut:"Zoti yne,dërgo ndër ta ,nga gjiri i tyre,të Dërguar që tu lexoje atyre ajetet e Tua,tu mesojë atyre librin dhe urtësin e ti pastroje ata.Ska dyshim se ti je Ngadhnjyesi,i Dijshmi."(El-Bekare:129)

Si përgjegje e kësaj lutje u dërgua i fundit profet,i quajtur prej Zotit Muhammed-i lavderuar."Muhamedi është i dërguar i Allahut."(El-Feth:29)

Muhamedi s.a.v.s. është i Dërguar i Allahut dhe Pejgamberi i Tij i fundit.Ai quhet Muhamed, i biri i Abdullahut dhe i Emines.Ka lindur në Mekke në mëngjesin e ditës së hënë të vitit 571 të erës së re.Allahu me emrin e tij ka emërtuar një sure të Kuranit.

I Dërguari i Zotit,a.s që në rininë e tij ishte kombinim i vetive më të mira shoqërore.Ai ishte njeri shembullor,i peshonte gjërat dhe kishte gjykim të drejtë.Ai shquhej për origjinalitetin e mendimit ,për moralin e lartë   dhe për maturinë.Ende pa u bërë Pejgamber,ai luftonte praktikat besëtytenore dhe ishte aktiv në veprimtari të dobishme.Ai nuk pinte verë,nuk hante mish te therrur në altarët   e zotave dhe nuk merrte pjesë në festat e idhujtareve.Shokët e tij,Allahu qoftë i kënaqur me ta,thonë se ai"heshte gjatë",siç transmeton Ahmedi me sened të saktë.Heshtja e tij e gjatë e ndihmonte pozitivisht   në meditimin dhe hulumtin e thellë të vërtetës .Ai mendonte shumë   për besimin e popullit   të tij,se kujt i përkulej dhe i lutej ,se përse merrej me herezi,me me magji ,me falle etj...

Muhammedi s.a.v.s. ishte njeri ideal dhe kishte karakter të panjollosur.Ishte më zemërgjeri,më i qiltri dhe më mikpritësi dhe gjithmonë linte mbresa të thella te njerëzit me fytyrën e tij të devotshme.Ai ishte i dashur ndaj bashkeqytetareve dhe me i ndershmi në të folur dhe me temperament më të butë.Për shkak të respektit që gëzonte ,populli i tij e quajti"i besueshmi"

              

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja