ISRAJA DHE MIRAXHI DHE ME PAS HIXHRETI NE MEDINE

30/06/2008 18:17

Në këto rrethana të vështira ,në vitin e dhjetë të pejgamberllëkut,Profetit a.s. i ndodhi ngjarja e Israsë dhe e Miraxhit.Allahu e mori Muhammedin a.s. nga Meka dhe e dërgoi në Kuds,nga aty e ngriti mbi shtatë qiej e pastaj e ktheu në vendin e tij mbrenda një pjese të natës.Ky udhëtim ,përveq të qenit një dhuratë dhe mrekulli e madhe për të,ishte më se e nevojshme sepse e forcoi e i dha kurajo e shpresë.Gjatë këtij udhëtimi ai pa shumë gjëra të quditshme ,mësoi shumë fakte e fshehtësi ,u takua me Profetët para tij dhe atje iu bë obligim namazi dhe Zoti i foli pa ndërmjetësues.

Profeti Muhammed s.a.v.s. u shpërngul për në Medine , me leje prej Zotit,që tu kumtonte shpalljen dhe ta zbatonte fenë si duhet.Me të shkuar atje ,me ndihmën e Allahut ,i dha fund armiqësive,i bashkoi zemrat   dhe formoi një unitet të pazakontë.Për vërtetësin e Pejgamberllëkut të tij tanimë ishte në dijeni edhe armiku i tij.Për vërtetësin e mesazhit të tij dëshmuan edhe disa priftërinjë të krishter   e disa rabinë çifutë.Të gjithë e pranonin se Muhamedi s.a.v.s. nuk donte të realizonte ambiciet e tij personale,por donte të çonte në fund misionin që i kishte besuar Krijuesi.

Profeti Muhamed s.a.v.s. i shikonte vlerat morale si vlera jete   dhe thoshte:"Jam dërguar   për të përsosur normat e moralit."Transmeton Hakimi me sened të saktë (Es-Sahiha:45).Modestia e tij, me tërë atë madhështi ,është mahnitëse nga të gjitha aspektet   .Ai ishte i matur ,pa marrë parasysh rrethanat nëpër të cilat kalonte.Të gjithë kanë unin e tyre personal që në rrethana të caktuara nuk mund ta fshehin ,përveç të Dërguarit të Allahut s.a.v.s..E edukoi Zoti i tij dhe vërtet ishte personifikim i shpalljes që ai kumtonte nga Zoti.Prandaj shokët nuk dinin si ta përshkruanin më mirë por thoshin:"Karakteri i tij ishte Kurani.Ai nuk e lexoi Fjalën e Zotit (në Kuran)për të:"Dhe ti(o Muhamed)vërtet ke moral madhështor".Transm.Ahmedi me sened të saktë.
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja