Hudhra, njё antibiotik natyral

12/12/2008 15:10

Hudhra, njё kokёr e vogël djegëse e afërt me qepën, ёshtё njё mbrojtje e shumёfishtё nga rreziqet pёr t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Sё pari, pёrbёrёsi aktiv tё hudhrës, allicina, relakson enёt e gjakut, duke reduktuar presionin e gjakut.

Hudhra po ashtu ёshtё dëshmuar edhe klinikisht se ndihmon arteriet tё pastrohen nga kolesteroli, si edhe e bёn gjakun mё pak tё ‘ngjitshёm’ dhe mё pak tё prirё pёr tё krijuar mpiksje.

Hudhra ka edhe veti tё fuqishme antibiotike dhe përdorimi i saj nё mjekësinё tradicionale ka qenë edhe shpëtues i jetёrave para se tё zbulohej penicilina. Disa teste laboratorike kanё dëshmuar edhe se allicina mund tё vrasё stafilokokun aureus rezistent ndaj meticilinёs (MRSA).

Hudhra po ashtu na mbron edhe nga kanceri. Studimet kanё treguar se njerëzit qё hanё shumё hudhër kanё shkallё tё ulёt tё kësaj sëmundjeje.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja