HIXHABI ËSHTË TURPI DHE XHELOZIA

30/06/2008 18:26

Hixhabi është në pajtim me natyrshmërinë e njeriut dhe ndjenjat e tij, si te meshkujt dhe te gratë.   Hixhabi përmban në vete ndjenjat e turpit (haya). Haya dmth turp, mirëpo gjithashtu mund të ketë kuptim edhe tërheqje apo përmbajtje. Pjesë e fesë së njeriut, po ashtu, është edhe   shfaqja   e turpit, e gjithashtu edhe ta kërkojë atë prej të tjerëve. Nëse njeriu nuk i këshillon të tjerët për ruajtjen e moralit, do të japë përgjegjësi para Allahut xh.sh. Transmetohet se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: "Turpi është pjesë e imanit" (Buhariu).

Kur një myslimane mban hixhabin, ajo vërteton me atë një pjesë të fesë së saj dhe në atë mënyrë të tërthortë i ndihmon burrit   të vet dhe prindërve të saj që edhe ata t’i përmbushin obligimet dhe detyrat e tyre ndaj Allahut, xh.sh. Gire (xhelozia) nënkupton një pjesë të natyrës së njeriut e cila e bën njeriun të mos lejojë të huajt (të tjerët) që ta shikojnë gruan, nënën motrën, vajzën me haram.Girah(xhelozia) është ajo që i ndihmon njeriut t’i sigurojë gruas sigurinë ndaj meshkujve të tjerë. Hixhabi është ajo që e mban të gjallë këtë   element me rëndësi të familjes dhe shoqërisë në përgjithësi. Megjithatë, përzierja e gjinive dhe largimi (heqja) i hixhabit   e largon xhelozinë e mashkullit. Për këtë i Dërguari, a.s., ka thënë: “Myslimani është vëlla i myslimanit” (Buhariu). Myslimani ka xhelozi ndaj të gjitha myslimaneve të tjera dhe pikërisht për këtë nuk lejon për to asgjë nga ato që nuk i lejon për motrat e tij nga barku.
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja