Historia e Nuhut

01/07/2008 11:33

NUHI E FTOI POPULLIN E TIJ NE BESIMIN NDAJ ZOTI

 

Në kohën e Nuhut,njerëzit jetonin shumë gjatë,për shkak se në tokë banonim pak njerëz dhe po të kishin jetëgjatësin tonë,do të zhdukeshin.Nuhu ishte 50 vjeç,kur Allahu e dërgoi tek populli i tij.Ai qëndroi në mesin e tyre rreth 950 vite.

Së pari ,Nuhu e ftoi popullin e tij në besimin ndaj Zotit,që Ai t'ua falte mëkatet.Ai u bëri thirrje njerëzve duke thënë:O populli im,unë jam i dërguar i Zotit tek ju dhe kjo është e qartë.Adhurojeni Atë,kini frikë prej Tij e më dëgjoni mua.Zoti jua fal mëkatet e tuaja dhe jua zgjat jetën deri në një afat të caktuar.Kur të vijë ky afat,nuk shtyhet për më vonë,kështu që do të vdisni mëkatarë."

Besoi kush besoi,por të pasurit e popullit te Nuhut mbetën jobesimtarë.Kur Nuhu,i këshilloi që të besonin,ata i thanë:O Nuh,fjalët e tuaja i besuan vetëm të varfërit dhe të dobëtit, e si mund të të besojmë,deboi ata!

Por,Nuhu nuk pranoi ti dëbonte,sepse dënimi i Allahut do të ishte i madh,pasi Ai e kishte dërguar për ti udhëzuar njerëzit në rrugë të drejtë,e jo për ti dëbuar ata që ishin futur ne këtë rrugë.

PERPJEKET E VAZHDUESHME E NUHUT PER THIRRJEN E POPULLIT TE TIJ

Nuhu,gjatë kohës që qëndroi në mesin e popullit të tij,nuk rreshti së thirruri në besimin e një Zoti dhe braktisjen e idhujve.Ai u tërhiqte vëmendjen atyre tek bukuritë e krijimeve të Allahut nëpërmjet paraqitjes së shembujve të ndryshëm të larmishëm.

Për këtë çështje,Nuhu i rrëfehej Zotit duke i thënë:O Zoti im,unë e thirra popullin tim në rrugë të drejtë ditë e natë.Por thirrja ime vetëm ua shtoi largimin.Sa herë që u bëja thirrje të pendoheshin,që tu'a falje mëkatet,ata zinin veshët,mbulonin kokat me rrobat e tyre dhe vazhdonin me kryeçësi në të tyren.Thirrjen ua drejtoja haptazi,shumë herë edhe fshehurazi.Une u thashë:Kërkojini falje Zotit tuaj,se Ai vërtet falë shumë.Ai u lëshon nga qielli shi me bollëk,ju shumon pasurinë dhe fëmijët,ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.C'është me ju që Allahun nuk e madhëroni ashtu siç e meriton,kur Ai ju krijoi në disa etapa?A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë qiej njëri mbi tjetrin?A e keni vënë re që hënën e bëri dritë dhe diellin ndriques?!Allahu ju krijoi prej dheu,ju kthen përsëri në të dhe ju rikrijon sërish.

NUHU I LUTET ZOTIT PER SHKATERRIMIN E POPULLIT TE TIJ

Nuhu vazhdoi t'i bëjë thirrje popullit të tij që të besojë në një Zot,edhe pse hasi në kundërshtimin e tyre.Për këtë arsye,të pasurit filluan ta rrihnin dhe ti bënin keq,aq sa shpeshherë ia merrnin edhe frymën duke e lënë pa ndjenja dhe ai posa vinte në vete thoshte:"O Zot,më fal mua dhe popullin tim se ata nuk e dinë të vërtetën."

E kështu torturat mbi Nuhun vazhduan të rriten çdo ditë e më shumë,por ai sërish ngrihej dhe vazhdonte misionin e tij.Kur pa se gjendja nuk po përmiresohej,por po keqësohej dita-ditës dhe se çdo brez po i vinte më i keq se paraardhësit ,ai ngriti duartë dhe iu lut Zotit:"Zoti im,mos lërë në tokë asnjë nga jobesimtarët,sepse nëse ti i lë ata të gjallë ,do ti devijojnë besimtarët e tu dhe do të lindin vetëm breza njerzish të shturur jobesimtarë."

Allahu i madhëruar e lajmëroi Nuhun se do t'u dërgonte një dënim të madh dhe se do ti fundoste me një përmbytje të fuqishme.Ai e urdhëroi Nuhun që të ndërtonte një anije,që të mbante mbrenda saj të gjithë ata që besuan fjalët e tij,si edhe nga një çift për çdo lloj kafshe.

NUHU NDERTON ANIJEN

Nuhu e ndërtoi anijen me ndihmen e të varfërve dhe të vobektëve,që i besuan fjalëve të tij.Ndërkohë,pranë tij kalonin të pasurit,të cilët me mosbesim e pyesnin për arsyen e ndërtimit të anijes.Nuhu me qetësi iu përgjegj se,Allahu do të dërgonte një përmbytje të fuqishme dhe ai,së bashku me ata që kishin ndjekur udhëzimet e tij do të hipnin në të,që të shpëtonin.Por jobesimtarët e përqeshnin dhe talleshin me punët e tyre.Ndërsa Nuhu ua kthente:Nëse sot ju talleni me ne,së shpejti edhe ne do të tallemi me ju.

THIRRJA E NUHUT DJALIT TE TIJ

Porsa ndërtimi i anijes mbaroi ,Allahu e urdhëroi Nuhun,që të ngarkonte në të një çift prej çdo lloji kafshe,së bashku me familjen dhe ata që i kishin besuar thirrjes së tij.Numri i tyre arriti deri në 40 meshkuj dhe femra.Të gjithë hipën në anije,ngase gruaja e tij kishte vendosur në praninë e dënimit ndërsa djalin e tij,Nuhu e ftoi duke i thënë:O djali im,hip bashkë me ne,e mos u bashko me të pabesët.Por djali i tha:Unë do të ngjitem në një kodër,që do të më mbrojë nga uji."

Kështu,ai refuzoi kërkesën e të atit,sepse mosbesimi i kishte verbuar zemrën dhe mendjen.Nuk vonoi shumë dhe dënimi i Allahut erdhi.Uji shpërtheu nga çdo anë dhe u përmbyt çdo gjë që ishte në tokë,përveq Nuhut dhe pjestarëve të anijes.Në momentet që Nuhu e pa të birin tek po mbytej,ndjeu në zemër dhembje për të dhe kërkoi nga Zoti që ta mbronte.Por Allahu e qortoi Nuhun,duke i kujtuar se tashmë i biri nuk ishte nga familja e tij,sepse ai e mohonte Zotin.Nuhu e kuptoi gabimin që bëri dhe kërkoi falje Zotit.

Pra, Allahu i madhërueshëm e dënoi popullin e Nuhut dhe i fshiu nga faqja e dheut,ndërsa ata që besuan,jetuan më pas duke e populluar tokën edhe një herë
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja