Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1951)

21/05/2009 22:04

HAFIZ IBRAHIM DALLIU

(1878-1951)



Hafiz Ibrahim Dalliu është një figurë e shquar fetare, atdhetare, letrare…

Lindi në vitin 1878, në Tiranë, në vitin historik, kur e filloi veprimtarinë “Lidhja e Prizrenit”, e cila e zgjoi vetëdijen kombëtare, tek masat e përgjumura shqiptare…

Mësimet e para i kreu në Tiranë, kurse për dy vjet studimet i vazhdoi në Stamboll. Pas studimeve, për Hafiz Ibrahim Dalliun filloi koha e veprimeve…Veprimtaria e tij përfshinë shumë lëmi…

Veprimtari fetare, atdhetare, letrare, pedagogjike, arsimore, edukative, kulturore…

Në vitin 1901 ishte një nga mësuesit e parë të shkollës shqipe në Tiranë. Kurse në vitin 1908, po në Tiranë, hapi shkollën për vajza, prej nga më vonë dolën mësueset e para…

Në vitin 1909, përveç që ishte i përkushtuar ndaj Islamit, Hafiz Ibrahim Dalliu ishte ndër të parët që themeluan Normalen e Elbasanit…

E gjithë kjo veprimtari u zhvillue kur kishte shqiptarë por ende s’kish Shqipëri. Kur, pas vitit 1912, Shqipëria u shpallë shtet i pavarur, veprimtaria e Hafiz Ibrahim Dalliut s’kishte të ndalur…

Tani, në veçanti, veprimtaria e tij shquhet në dy lëmi: në publicistikë dhe në satirikë…Në këto lëmi disa vepra i ka botuar, ato ende nuk janë harruar. Disa prej tyre po i shënoj, që disave t’ju rikujtoj:



1.“Grenxat e kuqe, Tiranë, 1915

2.“Dokrrat e hinit”, Tiranë, 1922

3.“Kabineti i Xhafer Ypit”, 1923, etj.



Ka shkruar, ka botuar disa vepra me përmbajtje atdhetare si “Kreshniku i Atdheut”, “Patriotizma në Tiranë”.

Përveç këtyre veprave letrare, atdhetare, Hafiz Ibrahim Dalliu ka shkruar, ka botuar edhe shumë vepra fetare. Disa prej tyre janë:



1.“Morali i Islamizmit”, përkthim, 1930.

2.“Besimet e Muslimanvet”, 1933

3.“E lemja e të madhit Pejgamber…”, 1934

4.“Mësime… të besimit Islam”, 1935

5.“Dhuntie Ramazani”, 1935

6.“Tarikati Muhamedije”, përkthim, 1936 etj.



Hafiz Ibrahim Dalliu është ndër nismëtarët e përkthimit dhe komentimit të Kur’anit në gjuhën shqipe. Përkthimi me komentim ishte ndërmarrja më e madhe e tij. Këtë kryevepër e titulloi: “Ajka e kuptimeve të Kur’ani Qerijmit” dhe arriti t’i botonte vetëm shtatë suret e para, nga Sureja El-Fatiha deri te El-En’am, me rreth 1316 faqe…

Në vitin 2005, në Tiranë, nga Fondacioni i Kur’anit, kryevepra e Hafiz Ibrahim Dalliut, “Ajka e kuptimeve të Kur’ani Kerimit” u ribotue, tani e përshtatur në gjuhën e sotme shqipe nga H. Selim Stafa, e redaktoi, Prof.Dr. Hajri Shehu.

Hafiz Ibrahim Dalliu punoj gjithë jetën për të vërtetën, punoj me vullnet, me dëshirë, vetëm t’a nxjerrë këtë popull nga kjo errësirë…

Për këtë veprimtari ai ka vuajtur shumë nëpër burgje, nëpër çeli, në Manastir, Selanik dhe më në fund, në pleqëri, e burgosi edhe “Nëna Parti”, nga pasojat e burgut ndrroi jetë në Tiranë, në vitin 1951, në moshën 73 vjeçare…
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja