Glutamina kundër hipertensionit

25/07/2009 11:31

Duke qenë se një pjesë e madhe e popullatës vuan nga shtypja e lartë e gjakut (hipertensioni), edhe efekti më i vogël parandalues është i vlefshëm.

Rëndësi të veçantë ka parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare, sidomos me anë të ushqimit optimal dhe të shëndetshëm dhe me anë të ushtrimeve të rregullta.

Është vërtetuar se acidi glutaminik zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut, prandaj personave që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut (si edhe të gjithë njerëzve të rrezikuar nga hipertensioni) u rekomandohet konsumimi i ushqimeve që përmbajnë glutaminën.

Konsumimi ditor i ushqimeve të cilat e përmbajnë këtë acid (drithërat integrale, oriz, egjër etj.) ka rëndësi të madhe për parandalimin e hipertensionit, thonë autorët e studimit të botuar në revistën “Journal of the American Heart Association”.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja