GJURMËT E KRIJUESIT, Poezi, nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

05/10/2008 14:33

GJURMËT E KRIJUESIT



Gjurmët e Krijuesit

Janë gjurmë të qëndrueshme,

Gjurmët e Krijuesit

Janë gjurmë të amshueshme.



Gjurmët e Krijuesit

Janë gjurmë të pranishme,

Gjurmët e Krijuesit

Janë gjurmë të ndritëshme.



Gjurmët e Krijuesit

Janë kudo nëpër hapësirë,

Gjurmët e Krijuesit

Janë të ndritshme n’errësirë.



Gjurmët e Krijuesit

Janë gjurmë që dëshmojnë,

Gjurmët e Krijuesit

Janë gjurmë që udhëzojnë.



Gjurmët e Krijuesit

Janë gjurmë në çdo krijim,

Gjurmët e Krijuesit

Janë gjurmë në çdo frymëzim.



Gjurmët e Krijuesit

Nuk janë në letër apo pergament,

Gjurmët e Krijuesit

Jemi ne, argument mbi argument.



Mexhid YVEJSI, Gjakovë
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja