FADLULLAH WILMONT, historian (Australi)

08/10/2008 15:25

Religjioni në shumë vise të Australisë, ku unë kam lindur, nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve. Shumi-ca e banorëve të saj janë ate­istë. Në këtë mjedis jam rritur.



Kur i fillova studimet në universitet lexova disa libra shken­corë. Njëri prej tyre ishte vepër e autorit frëng, La Come de Llet, në të cilën shtrohej një çështje jetësore: A është e mund-shme që jeta të ketë filluar rastësisht? Ky libër më vuri përballë kësaj pyet­jeje: Si filloi jeta? Deri atëherë nuk besoja në asnjë reli­gjion, por fillova të mendoj se përveç krijimit duhet të ekzis­tojë edhe një fuqi e madhe, e kjo fuqi është ajo e Zotit.



Më vonë u detzrova të largohem nga fshati dhe u vendosa në kryeqytet, ku edhe fillova të punoj në një bankë. Në atë kohë ba­noja në një familje të krish­terë, në të vërtetë shpirtë-risht religjioze.



Në këtë familje fillova të mësoj e të ndiej se re­ligjioni vërtet ekziston dhe se qenka e nevojshme që njeriu të jetë fetar. Feja e përmirëson njeriun, sjelljet e tij dhe njëkohësisht e furnizon me kënaqësi psiko­logjike. Të gjitha këto ndikuan dhe u bëra i krish­terë. Përpiqesha të isha i krishterë sa më i mirë. Fillova të shkoj në kishë, të lutem dhe isha shumë aktiv në aktivitetet e krishtera. Fillova ta studioj thellësisht krishtëri-min, por derisa lexova librin “Commen­taries on the Bible”, i cili shpjegon çdo gjë që thu­het në Bibël. Gjatë leximit vura re shumë kundërthënie. Aq më tepër, shumë shkrimtarë të krish-terë që kanë shkruar rreth ungjijve dyshojnë në autenticitetin e tyre. Por, unë megjithatë e adhuroja Krishtërimin dhe nuk u kushtoja rëndësi të veçantë këtyre shkrimeve...



Fati deshi që të fitoja një bursë universitare, që ta studioja his­torinë. Fillova me studimin e Rilindjes Evropiane, si hyrje e studimit të Historisë Moderne Evropiane. Prej këtij studimi më­sova se sa i madh ishte ndikimi i mendimit arabo-islam në men­dimin evropian. Por, si e pse? Cila ishte arsyeja e këtij ndi­kimi? Kjo nuk shpjegohej në hollësira! Ky qe shka­ku që unë fillova të hulumtoj e të kërkoj prejardhjen e këtij ndikimi.



Me seriozitet fillova gjurmimet dhe hulumti­met shkencore. Si fryt i këtij hulumtimi, zbulova se muslimanët ishin ata që e nxorën Spanjën nga errë­sira e Mesjetës. Po të mos ishin musli­ma­nët në Spanjë, Evropa sot e kësaj dite do të mbetej si në kohën e Mesjetës! Dijetari frëng Zhirardi, i cili kish­te studiuar në Univer­sitetin Islam të Kordobës, në Spanjë, pasi u kthye në Francë, ishte edhe këshilltar i Papës në Romë. Zhirardi, gjatë qëndrimit në Kordo­bë i studioi numrat arabë, siç quhen nga evropianët. De­ri në atë kohë evropianët përdornin numrat ro­makë, të cilët nuk ishin aspak praktikë, p.sh., nëse dëshironi të shumëzoni 99 x 999 me numrat romakë, do t’ju duhej një faqe e tërë...!



Mendja arabe e zbuloi zeron. Ky zbulim ishte guri themeltar i shkencës matematikore. Zhirardi ishte i pari që i vuri në zbatim zeron dhe numrat arabë, kuptohet, në Evropë. Pa zeron dhe pa num­rat arabë nuk do të ishte e mundshme të zhvillohej ma­te­ma­tika moderne. Pra, sikur të mos ishin zbuluesit muslimanë-arabë, ndoshta do të ishim ende në errë­sirën e Mes-jetës...



Algjebra ishte një shkencë e pastër arabe, siç ishte edhe shken­ca e llogaritjes, e zbuluar nga musli­manët. Pra, duket qartë se matematika, algjebra e llogaritja janë zbulime islame.



Edhe mjekësia që praktikohet sot në Evropë, bazohet në vep­rat e Ibn Sinasë dhe të Raziut, të cilat edhe sot e kësaj dite stu­diohen në Universitetin e Sorbonës, sepse janë tejet të dobish­me. Muslimanët-arabë gjithashtu e zbuluan qarkullimin e gjakut rreth 400 vjet para Perëndimit!



E gjithë ajo që njihet me emrin Zbulime Shken­core të Rilin­djes Evropiane është marrë nga përkthi­met latine që kanë bë­rë muslimanët. Prandaj, këto nuk janë zbulime moderne, por janë rizbulime. Ro­xher Bakeni, i cili njihet si themelues i shken­cës empirike, tha: “Nuk keni mundësi ta njihni shkencën përderisa nuk e mësoni gjuhën arabe!” R. Bakeni e mësoi meto­dën empirike nga muslimanët. F. Mage­lani, i cili ishte i pari që dëshmoi se Toka është e rrumbullakët, u bazua në studimet islame të botuara në Spanjë. Bile edhe kapiteni i anijes së Mage­lanit, ishte musliman nga Afrika. Nuk e tep­rojmë nëse themi se dituritë në të cilat ba­zohet shkenca mo­derne kanë ardhur kryesisht nga shkencëtarët muslimanë.



Jo vetëm kaq, por edhe marrëdhëniet shoqërore: bujaria, fis­nikëria dhe respekti i veçantë ndaj femrës u sollën në Evropë nga arabët, nga rajoni i quajtur Provansë, që shtrihet ndërmjet Francës e Spanjës, prej nga u përhapën në tërë Evropën.



Koncepti i sigurimit për dëmshpërblim u bë i njohur në Evro­pë nga muslimanët arabë. Edhe çeqet e bankave pikësëpari fi­lluan të përdoren nga musli­manët.



Në astronomi, Ibën El-Hithami ishte astronomi i parë që e zbuloi astrolabin. Të gjitha këto që u për­mendën janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që zbu­lova gjatë studimeve të mia për Evro­pën moderne. Edhe vetë çuditesha dhe pyetja i habitur: Kush janë muslimanët? Asgjë nuk dija për Fenë Islame e as për mus­li­manët. Kështu, hulumtimet e mia i fillova që nga fillimi.



Nga enciklopedia mësova se muslimanët janë ata të cilët i për­kasin Fesë Islame dhe se kanë një libër të shenjtë që thirret Kur’­an. Në bibliotekën e Universitetit ekzistonte një përkthim i mi­rë i Kur’­anit të Madhërueshëm, të cilin e mora dhe fillova ta studioj me shumë vëmendje e kujdes.



Gjatë studimit zbulova këto tri pika kryesore, të cilat më la­në përshtypje të thellë. Ato janë:



1. Në Kur’an nuk ka kundërthënie, si në librat e feve të tjera.



2. Në Kur’an, në përmbajtjen e tij, nuk haset në asnjë kun­dër­thënie me arritjet shkencore.



3. Kur’ani përfshin kryesisht çdo aspekt të jetës.



Pastaj fillova të studioja jetëshkrimin e Muham­medit (a.s.). Lexova disa libra rreth jetës së Pejgam­berit. Studimet e mia zgjatën pesë vjet.



Në lagjen ku jetoja banonin edhe tre arabë mus­limanë. Gjatë muajit të Ramazanit ata agjëronin e unë habitesha. Një ditë i pyeta: “Përse po e torturoni veten?” Ata ma dhanë këtë përgjigje të logjikshme: “Ne agjërojmë jo për ta torturuar ve­ten, siç thoni ju, por për shumë arsye... Problemi kryesor i nje­riut sot është vetëkontrolli! Zoti na ka dhuruar shumë mun­dë­si... Agjërimi na mëson gjërat më të rëndësishme që na i ka falur Zoti. Thika, për shembull, përdoret në kuzhinë për përga­titjen e ushqimit dhe për gjëra të tjera, por edhe për ta vrarë ve­ten ose dikë tjetër. Pra, varet si e përdor, për të mirë a për të keq. Agjërimin ne e bëjmë për të mirë, që t’i përkryejmë dhe t’i zhvillojmë mundësitë tona. Sidomos vetë­kontrollin...” Kjo për­gjigje ishte vërtet e logjikshme. Pas kësaj ngjarjeje, që më la për­shtypje të thellë, miqësia ime me këta muslimanë zhvi­llohej e rritej për çdo ditë!



Një ditë, njëri prej tyre m’u drejtua me këto fjalë: “A e di se je bërë musliman?” U befasova dhe menjëherë e pyeta se për­se ma bënte këtë pyetje “Po, - më tha - a nuk e beson Kur’-anin?” “Po, e besoj” - i thashë. Më pyeti: “A nuk beson se Muhammedi është i Dërguari i All-llahut?” “Po” - iu përgjigja duke i thënë se një libër si Kur’ani s’mund të sjellë askush pa qenë i Dërguar i Zotit ! Miku im më tha: “E gjithë kjo të bën të kuptosh se je bërë musliman!” U ktheva në shtëpi dhe u mbylla aty për një kohë të gjatë. Ndjeva që drita e besimit kishte filluar të më ndriçojë dhe All-llahu i Madhërueshëm të më udhëzojë.



I mësova lutjet, namazin. Erdhi muaji i Rama­zanit dhe Zoti më dha vullnet që të agjëroj.



Ky ishte fillimi. Në këtë fillim zbulova se Feja Islame është e thjeshtë dhe e kuptueshme, prandaj edhe e pranova. Më vonë shko­va në Indonezi si li­gjërues universitar. Atje mësova edhe më shumë.



Tani, më në fund, e them me sinqeritetin më të thellë: E fa­lënderoj All-llahun që më ndihmoi ta gjej të vërtetën dhe jam i sigurt se s’ka të vërtetë tjetër përveç Fesë Islame. S’ekziston rrugë tjetër shpëtimi për njerëzimin veç Fesë Islame. Ndiej se Islami është e VËRTETA!
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja