Ende nuk dihet mënyra e bartjes së H1N1

13/06/2009 00:23

H1N1Gripi A (H1N1) është formë e re e gripit human që për herë të parë është zbuluar në prillin e këtij viti në Amerikën Veriore.

Virusi i gripit A (H1N1) më herët është emërtuar si “gripi i derrave”, mirëpo ky virus ka veprim serioz te njerëzit dhe jo te derrat.

Përkundër orvatjeve të vazhdueshme të Qeverisë amerikane dhe shkencës, ende nuk është zbuluar mënyra e bartjes dhe përhapjes së këtij virusi.

Është e njohur se ky virus nuk mund të bartet me anë të ushqimit ose konsumimit të mishit të derrave.

Dhe po ashtu dihet se virusi bartet ndërmjet njerëzve (nga një njeri te tjetri), megjithatë ende nuk dihet mekanizmi i saktë i bartjes së tij.

Ndërkohë, kompania zvicerane “Novartis” ka njoftuar se e ka gati për testim vaksinën kundër këtij virusi, i cili ka infektuar afër 30.000 njerëz në mbarë botën.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja