Emri i Zotit në njëqind e një gjuhë, ...SHKRUAN, MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

24/12/2008 23:29

E M R I I Z O T I T


NË NJËQIND E NJË GJUHË,

TE NJËQIND E NJË FISE,

POPUJ, KOMBE!



Gjatë gjithë historisë njerëzore, të gjithë fiset, popujt dhe kombet kudo dhe kurdoherë, kanë besuar në një Zot, Autor, Krijues, Sundues, Zhvillues Furnizues i çdo krijese, i çdo gjallese…

Fise, popuj dhe kombe të ndryshëm , gjatë gjithë historisë, jo vetëm që kanë besuar në Zot, por Atë edhe e kanë adhuruar në objekte të ndryshme fetare dhe e kanë emëruar me një emër të veçantë, me një kuptimtë veçantë.

Historiani dhe enciklopedisti i njohur James Hastings në veprën ”Encyclopedia of Religion and Ethics” shkruan:



”Nuk ka popull në botë ose gjuhë në rruzullin tokësor që është pa emërin e Zotit.”



Plutarku në një rast pat thënë:



”Njeriu mund të gjejë vendbanime të ndryshme pa shkrim e lexim, pa sundues, pa pallate, pa pasuri, pa shkolla, pa teatro, por një vendbanim, qytet, pa objekte fetare , ku adhurohet Zoti, askush nuk e ka parë dhe as që ka për t’a parë!”



Poeti gjerman, Ludwing Strauss, në një varg thotë:



”Bota pa Zotin ka shumë fytyra, por s’ka sy…”



Shihni! Shikoni! E gjithë renditja në natyrë vërteton ekzistencën Hyjnore, Zotin, thoshte filozofi anglez David Hum.



Këtu, po rendisim emrin e Zotit në njëqind e një gjuhë, te njëqind e një fise, popuj dhe kombe të ndryshëm, por Ai është Një, i përbashkët për të gjithë, Krijues i të gjithëve…Të gjithë prej Tij jemi, të gjithë tek Ai do të kthehemi…!







1. ABIONËT, një fis primitiv në Amerikën Jugore, i cili është politeist, zotin kryesor e quajnë AHARAGUIKI ose KIBET, që do të thotë: Ai që na dhuron trimëri.







2. ABORËT, një popull në veri të Asamit, e adhurojnë Fuqinë Supreme, që ata e quajnë XHAN, që do të thotë: Baba i të gjithëve, i cili do t’i gjykojë të gjithë njerëzit.







3. ABORIGJINËT, në Australisë Jugore, Zotin e quajnë; ATNATU, që do të thotë: Një që s’ka anus.







4. BAIMI e quajnë Zotin disa fise në Australin Jugore, që do të thotë: Krijues dhe Babai i të gjithëve.







5. ABISINASIT, race Hamite, e adhurojnë Zotitn, që e quajnë: VAKU, që ka kuptimin Qiell.







6. EGJEASIT, banorët e ujdhesave në Detin Egje, i besonin Reas, pra, Zotit Reas, që ka kuptimin: Shpirti i Natyrës.







7. AGOASËT, banorë të Afrikës Jugore, Zotin e quajnë DEBAH, që do të thotë: Qiell.







8. AKRASIT, një fis afrikan, i besojnë Zotit të cilin e quajnë: JONGOMA, që do të thotë: Zoti më i lartë.







9. AHMOSËT, i takojnë popullit Tai, jetojnë prej Gjiun e Siamit deri në Asun, i besonë Zotit: PU-RA-TA-RA, që do të thotë: Zoti, Krijuesi.







10. AKUPINËT, popull afrikanë, besojnë në Zot të cilin e quajnë: JANK KUPING, që do të thotë: E tregon, e dëshmon Zoti.







11. AJNUSËT, racë historike, që dikur banonon që nga Siberia deri në Japoni, besonin në Zotin KAMUI, që do të thotë: Qiell.



Ky emër, KAMUI, nuk e ka shumësin, pra, kuptohet se Ajnusët kishin besim monotheist.







12. AJANARËT, popull nga India Jugore, e adhuronin Zotin: HARI-HARA-n ose VISHNA-SHIVA, një Zot që e njihnin, e besonin edhe Arianët.







13. ALAK NAMIS, popull në Indinë Veriore, e adhuronin Zotin NAM, që do të thotë: Zoti i Padukshëm.







14. ALEUTËT, popull në Alaskë, adhurojnë Zotin KUGA, që ka kuptimin: Shpirti i cili ka fuqi të krijojë.







15. ALKOKUINËT, popull në Amerikën Veriore, thonë se i besojnë Zotit, të cilin e quajnë: KOLUSKAPI, që do të thotë: Zoti i cili është Krijues.







16. ANDANAMËT, një fis primitive, i cili jeton ende lakuriq, Zotin e quajnë PULAGA, që ka kuptimin: Shkaku i të gjitha gjërave.







17. ANAMESËT, popull në Burma , Zotin e quajnë; DOKUOK,



që do të thotë: Zoti me një këmbë.







18. ARABËT, gjithë bota e di, Zotin e quajnë: ALL-LLAH.







19. ARAUKËT, popull në Brazil , adhurojnë Zotin: JURUPARIN, që do të thotë: I dalë nga goja e lumit.







20. ASHANTËT, popull në Afrikën Lindore, zezakë, e adhurojnë Zotin, që e quajnë: TANDU.







21. ERMENËT, e adhuronin Zotin ARAMAZEL, që ishte Zoti kryesor i tyre, kur ermenët ishin politeistë. ARAMAZEL do të thotë: Krijues i Qiellit dhe i Tokës.







22. ASIRËT, e besonin Zotin: BAAL, i cili konsiderohej Zoti kryesor dhe kishte këtë kuptim: Zotërues, pronar.







23. BABILONASIT, e adhuronin dhe i besonin Zotit: ANU, që ka kuptimin: ZOT I QIELLIT. Ky ishte Zoti i Sumerëve.







24. BULLGARËT, e adhuronin Zotin: BORA, kuptohet, para se të pranonin Krishterimin. BORA ka kuptimin: Objekt kryesor adhurimi.







25. BANTU, një fis afrikan, Zotin e quanin AMBE ose NIAMBE, të dy këta emra e kanë kuptim të njëjtë: Zot.







26. BASKËT, popull i lashtë i Spanjës, e adhuronin Zotin të cilin e quanin GOIKO ose Juan GOIKO që do të thotë: Zoti i Lartë.







27. BURMANEZËT, budistë, e adhurojnë, i shërbejnë Zotit: ADI BUDA, që do të thotë: Buda prej fillimit. Ata besojnë se Ai ekziston prej fillimit, vetvetiu dhe adhurohet në tempullin e shenjtë në Katmandu .







28. NEPALEZËT, budistë, e adhurojnë Zotin, të cilin e quajnë: NAT dhe besojnë se Ai është superior.







29. TIBETASIT, budistë, e adhurojnë Zotin: AVLOSHIT ESHRAVAM, që do të thotë: Zoti i cili e shikon Budën dhe krijesat tjera me plotë mëshirë.







30. BURAITËT, mongolezë, Zotin e quajnë: TENKRI që do të thotë: Qiell…







31. BURU , zezakë, afrikanë, Zotin e quajnë: OPKEBA-SNULAT,



që do të thotë: Zoti krijues i njeriut.







32. KAANITËT, e besonin Zotin që e thërrisnin: EL, në hebraisht, që do të thotë: Fuqi, forcë.







33. KARIBIANËT, nga Amerika Jugore, e adhurojnë Zotin, të cilin e quajnë: TAMU, që do të thotë: Hyu plak i qiellit.







34. KALDEANËT, e besonin Zotin, të cilin e quanin ILA. Ky është një emër i vjetër, me prejardhje semite dhe e ka këtë kuptim: Më i Larti.







35. KILBEKASIT, popull në Peru , në Amerikën Jugore, Zotin e quajnë: KIMIZAPAGUA, që do të thotë: Krijuesi Suprem.







36. PLLAN quhet Zoti nga disa popuj në Amerikën Jugore, si Kili, ky emër ka kuptimin: Ai që dhuron shpirtin..







37. KINEZËT, një pjesë e tyre, Zotin e thërrasin me emrin: SHANGTE. Nga tekstet më të vjetra, ky emër shpjegohet se e ka këtë kuptim: Zot i lumit.







38. KINEZËT, konfuçianë, besojnë në Zotin: SHEN, për të cilin mendojnë se Ai është Zoti kryesor, i cili sipas tyre jeton në qiell. Ky emër, Shen, do të thotë: Ai i cili sundon dhe kontrollon çdo veprim.







39. KOPTËT, në Afrikën Veriore, besonin në Zotin të cilin e quanin: NOTTE. Ky emër përdoret në njëjës dhe shumës, i ka dy gjini…







40. DEU, DE, kështu quhej Zoti i keltëve, në gjuhën kornishte, të cilën e flisnin banorët e vjetër të Evropës veri-perendimore.







41. THEOS, quhej Zoti nga banorët e Kretës, në Detin Mesdhe, që do të thotë: Qiell. Theos e quajnë Zotin edhe grekët.







42. GUD thirret Zoti nga danezët dhe norvegjezët, që rrjedhë nga emri Gudverden, që do të thotë: Bota e Zotit…







43. DENESËT, popull në Meksikën Veriore, Zotin e quajnë JUTOERE SOETIT, që do të thotë: Ai i cili qëndron në zenith. Ai që është krijues dhe sundues i gjithësisë.







44. DENGDIT quhet Zoti nga banorët e fisit Dinka të Sudanit në Afrikë. Ky emër, Dengdit, do të thotë: Ai që sjell shi…







45. NETER quhej Zoti nga egjiptasit e lashtë. Ky emër, NETER,



do të thotë: I Ri.







46. TORNA GUSUK, quhet Zoti nga eskimezët. Torna do të thotë: Shpirt, kurse Gusuk ka kuptimin i madh. Pra, Shpirtëmadh.



47. XHUMAL, kështu quhej Zoti nga estonezët.



48. XHUMALA, quhej Zoti nga finldandezët. Ky emër, si edhe ai paraprak, rrjedh nga fjala Xhumalainen, që do të thotë: Bukuri Qiellore.



49. KALUN VU, kështu quhet Zoti nga banorët e ujdhesave Fixhi, në Paqësorin Jugor, që do të thotë: Qenie Supreme.



50. DIEU quhet Zoti nga francezët, në gjuhën frenge..



51. TUNGAI-SANDAK, quhet Zoti nga populli i Formozës.



52. DIA quhej Zoti nga galët, në gjuhën galeze.



53. GOTT thirret Zoti nga gjermanët në gjuhën gjermane.



54. BOBOUSI, kështu quhet Zoti nga nga disa fise zezake të Bregut të Artë, Afrika Lindore, që do të thotë: Ai ka kontrollë mbi të gjithë.



55. THEOS quhet Zoti nga grekët. Theon do të thotë: Ndihma e Zotit.



56. HURAKAN, quhet Zoti nga indianët e fisit Kuike të Guatemalës, që ka kuptimin: Ai që është krijues i të gjithëve, i të gjithave.



57. AKUE quhet Zoti nga havajasit, Havai, ujdhesë e bukur në Paqësor.



58. JEHOVAH ose JAHVE quhet Zoti në hebraishte, po me këtë emër, të vetmin emër, e quajnë Dëshmitarët e Jehovait, një grup i kristianëve…



59. HARI quhet Zoti nga indusët në Bengal , kurse disa e thërrasin me emrin RAMA. Hari do të thotë: Mëshirues, kurse Rama: Gëzimplotë.



60. ISTEN quhet Zoti në hungarisht nga hungarezët.



61. GOOD ose GUD quhet Zoti nga islandezët.



62. VIRACOQA quhej Zoti nga inket e Perusë, në Amerikën Jugore, që besonin se Ai është Krijuesi Suprem.



63. UPI-LERO quhet Zoti nga Molukasit, Indonezi, që do të thotë: Krijuesi.



64. DIA quhet Zoti nga irlandezët, që do të thotë: Qiell ose Ai që jeton në qiell.



65. DEUS quhet Zoti në gjuhën latine. Ky emër, Deus, rrjedh nga gjuha sanskrishte, që do të thotë: Shndritje, të shndrisë.



66. DIO quhet Zoti nga italianët, në gjuhën e tyre.



67. LITUANEZËT, racë teutonike, Zotin e thërasin:DIEVAS.



68. SHIVA quhet Zoti nga lingajatët, popull që jeton në Indinë Jugore. Ky emër, SHIVA, do të thotë: Një forcë krijuese, një force shkatërruese..



69. ZAMAHARI quhet Zoti nga banorët e Madagaskarit, ujdhesë në Oqeaninë Indian, pranë brigjeve të Afrikës Lindore. Emri Zahari do të thotë: Krijues i çdo krijese, gjëje…



70. TUHAN quhet Zoti në gjuhën malaje, që do të thotë: Zot.



71. KORMOSDA quhet Zoti nga mongolët.



72. HUDA quhet Zoti në gjuhën persiane, që do të thotë: Vetekzistues.



73. BOG quhet Zoti në gjuhën polake, nga polakët, që do të thotë: I Pasur.



74. ATUA quhet Zoti nga disa popuj në Polinezi, në Oqeanin Paqësor, të Qetë, që ka kuptimin: Qiell.



75. DUMUZEU, quhej Zoti nga rumunët, që ka kuptimin: Qiell.



76. DIOS quhet Zoti prej spanjollëve, që do të thotë: Qiell.



77. TANRIH quhet Zoti në gjuhën turke, nga turqit, që do të thotë: Qiell.



78. KOKASA quhet Zoti nga populli i Ugandës, Afrikë, që ka një kuptim shumë kuptimplotë: Mirëdashje.



79. ORMUZD dhe AHURA MAZDA quhej Zoti nga zoroastrianët e Persisë, të cilët e flisnin gjuhën Pahlavi, por edhe zendi. Ky emër ka kuptimin: Dritë.



80. EN-AJ quhet Zoti nga masaiasit, një popull që jeton në Lindje të Afrikës Ekuatoriale.



81. UNKULLUKULU quhet Zoti nga populli zulu, Afrikë, që do të thotë: Plak ose i Vjetër.



82. MANA quhet Zoti nga melanezianët , banorë që jetojnë në Jug të Oqeanit Pacifik, që do të thotë: Fuqi më e madhe se e njeriut.



83. ARANAN quhet Zoti nga Mikerët, racë tibetiane-birmaneze, në Asam, Azi, dhe ka këtë kuptim: I Fuqishëm/



84. SINGBONGA quhet Zoti nga Mundasit, popull në Indinë Veriore, që janë politeistë, por në pantheonin e tyre, në mes të hyjnive, qëndron Zoti kryesor i tyre: Sinbonga, që do të thotë: Diell.



85. ALLON quhej Zoti nga fenikasit, popull i lashtë i Babilonisë. Emri Allon do të thotë: Ai që meriton të adhurohet.



86. THAKUR quhet Zoti nga Santalët, banorë të Indisës, që ka kuptimin: Zoti i Mirë.



87. MANGU quhet Zoti në gjuhën Svahili, në jetën e përditëshme, kjo fjalë do të thotë: Çdo gjë ndodh papritur.



88. GUD quhet quhet Zoti nga suedezët në gjuhën suedeze.



89. SPAJANRASGZIGS quhet Zoti nga tibetasit. Ky emër do të thotë: Zoti shikon çdo gjë.



90. DANGGYANG quhet Zoti nga disa fise të ujdhesës Java, Indonezi, që ka kuptimin: Fuqia kryesore.



91. KO quhet Zoti nga fisi Kol në Indi. Ky popull është besimtarë, por nuk ka kler, as nuk ka idhuj.Nuk dinë për xhennet, as nuk dinë për xhehenem, por kanë besim te Zoti, të Cilit i kanë ngritur një Faltore-Tempull, që e quajnë: Koil, që do të thotë: Shtëpia e Zotit.



92. BOG quhet Zoti nga popujt Sllav, që do të thotë: I pasur.



93. ABBA quhet Zoti nga Somalezët, në Afrikën Lindore, që do të thotë: Baba, ose Mbrojtës..



94. HADDAD quhej Zoti nga Sirianët dhe nga ermenët, para se sirianët të përqafonin Islamin apo ermenët Krishtetimin.Hadad është emër që rrjedhë nga hebraishttja, që do të thorë: Fuqiplotë. Madhështor.



95. UAKONDA quhet Zoti nga jeniseianët, një fis fushor Indian, në Amerikën Veriore. Ata besojnë se e gjithë jeta drejtohet nga Zoti…



96. HAVAK quhet Zoti nga Tangusët, që janë politeistën,në Kinën Jugore, por besojnë se të gjithë jetojmë nën Diell, pra nën kujdesin e Zotit.



97. OLOEN quhet Zoti nga jerubët, popull zezak, shumica ende paganë, që jetojnë në mes të Dahomeut dhe Nigerit. Emri Oloen do të thotë: Zoti i Qiellit.



98. TORNA quhet Zoti nga eskimezët e Artikut, që do të thotë: Shpirt.



99. GOTT quhet Zoti në gjuhën gjermane nga gjermanët.



100. GOD quhet Zoti në gjuhën angleze, gjuha më e përhapur në rruzullin tokësor. Ky emër, God, është një emër, term teutonik. i kohës së vjetër, parakrishtere. Për etimologjinë, prejardhjen e këtij termi është debatuar shumë dhe ekziston një literarurë e pasur. Ky term, pra, God, nga ana filologjike ka lidhmëri me fjalën Gotze, që vjen nga burimi gjerman, që ka kuptimin: Idol, idhul, që do të thotë: Figurë, pamje…



101. HY, HYU, HYJNI, krahas emrit All-llah, Perëndi, quhet Zoti nga shqiptarët në gjuhën shqipe. Sipas prof. Nobert Jokl dhe Stuart Man, studiues të mirënjohur, emrat Hy, Hyjni, janë nga emrat më të vjetrit në gjuhën shqipe, që kanë kuptimin: Zoti i yjeve, i Qiellit.











Në përfundim, duket qartë se gjatë gjithë historisë, njerëzit gjithmonë kanë besuar.Nëse njeriu nuk beson, atëherë nuk mund të ketë urtësinë e duhur drejtë jetës, drejtë të Vërtetës. Njeriu pa Zotin është shpirtërisht i vdekur. Vetëm në praninë e Tij ne kemi gjallëri.

 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja