C'fare thote Islami per terrorizmin

30/06/2008 13:48

Islami,feja e meshires,nuk lejon terrorizmin.Ne Kur'an Zoti ka thene:"All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë"(KUR'AN,60:8)

      Profeti Muhamed s.a.v.s. ua kishte ndaluar ushtareve te vrajne gra dhe femije,dhe i keshillonte ata:"Mos tradhtoni,mos e teproni,mos vrisni femijen e posalindur."

    Gjithashtu ka thene:"Kushdo qe vret nje person i cili eshte ne marveshje me muslimanet,nuk do ta ndieje aromen e Xhenetit,ndonese aroma e saj ndihet ne largesi prej 40 vjetesh."

      Gjithashtu,profeti Muhamed s.a.v.s e ka ndaluar denimin me zjarr.

  Ai njeher kishte numeruar vrasjen si mekatin e dyte me te madh,dhe kishte paralajmeruar se ne diten e Gjykimit:'Rastet e para qe do te gjykohen midis njerezve ne diten e gjykimit do te jene rastet e gjakderdhjes."

      Muslimanet jane madje te inkurajuar qe te jene te sjellshem me kafshet dhe e kane te ndaluar te lendojne ato.Profeti Muhamed s.a.v.s. ka thene:"Nje grua qe denuar per shkak se kishte burgosur nje mace deri ne vdekje.Per shkak te kesaj ajo do te hyje ne Xhehenem.Derisa e mbante macen te burgosur,nuk i jepte as uje,e as ushqim,e as nuk e linte te lire per te ngrene instektet e tokes."

        Ne dritaren e ketyre dhe teksteve tjera islamike,akti i nxitjes se terrorit ne zemrat e qytetareve te pambrojtur,bombardimi dhe gjymtimi i njerzve te pafajshem,i grave dhe i femijeve,per te gjithe jane akte te ndaluara dhe te urryera per Islamin dhe muslimanet.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja