BESIMI ISLAM APO SUNDIMI FETAR?

30/06/2008 13:59

Kësaj pyetje iu përgjigj thirrësi i madh dhe i famshëm Islam Muhammed Kutubi në një seminar,organizuar në Shtëpinë e hadithit në Mekken e ndershme.Teksti i pyetjes ishte ky:

 

“Disa thonë:Islami do të kthehet nëpermes sundimit,ndërsa disë të tjerë thonë:Islami do të kthehet nëpërmes përmirësimit të besimit Islam dhe edukatës së përgjithshme.Cila metodë është më e drejtë?

Në këtë pyetje përgjegjet Muhammed Kutubi duke thënë:Prej kah mund të vijë sundimi Islam nëse nuk ekziston thirrës të cilët do të përmirësojnë besimin Islam dhe do të proklamojë një besim të qiltër ,dhe do tu nënshtrohen lloj lloj sprovave ndaj të cilave do të jenë të durueshëm ,dhe do të luftojnë në rrugën e Allahut(xhihad),pas së cilës do të sundojë feja e Allahut në tokë.Kjo është qështje shumë e qartë sepse nuk mund të vijë sundimi nga qielli.Eshtë e vërtet se çdo gjë vjen nga qielli por me punë dhe sakrifica njerëzore,duke e ditur se ketë punë dhe sacrificë na e ka urdhëruar Allahu xh.sh., duke thënë:Kështu pra,po sikur të dojë Allahu,Ai do të hakmerrej ndaj tyre,por Ai dëshiron t’ju sprovojë njëri me tjetrin.E ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut,atyre kursesi nuk ua humb veprat,por ua shton.”KUR’AN.(Muhamed:4)

 

Patjetër të fillojmë me përmirësimin e besimit,edukimin e gjeneratave sipas besimit të vërtet,duke i nxitur ata që ti përballojnë çdo sprove dhe belaje ,sikur që përballuan dhe bënë durim(sabër) gjenerata e parë e muslimanëve.
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja