ANTONIO CARIOVATO, filozof (Itali)

08/10/2008 15:26

Quhej Antonio Cariovato, 29 vjeç, italian nga Roma. Pasi e pra­noi Fenë Islame, pas një studimi serioz, ndërroi emrin dhe tani quhet Salah Eddin. Ka kryer filozofinë dhe është speciali-zuar në të, por të Vërtetën e gjeti në Fenë Islame.



Rrjedh nga një familje konservatore italiane. Të gjithë anë­tarët e familjes së tij shkojnë rregullisht në kishë, u binden rre­gullave të Kishës Katolike dhe po ato rregulla i zbatojnë në prak­tikë. “Kështu veproja edhe unë - thotë Antonio Cariovato – derisa zbulova se në Krishtërim ka shumë kundërthënie, hipo-krizi e mashtrime...! Për natyrën e Jezu Krishtit dhe jetën e tij ka disa shpjegime. Disa thonë se Jezusi (paqja e shpëtimi i Zotit qofshin mbi të), është djalë i Zotit, kurse disa të tjerë thonë se ai është vetë Zoti, por në pamjen e njeriut etj. Mirëpo, logjika s’e pra­non as­njërën nga këto shpjegime. Provova të mësoj se ç’thotë Fe­ja Islame. E lexova Kur’anin e Shenjtë dhe aty gjeta një për­gjigje të arsyeshme, bindëse. E falënderova Zotin! Ky ishte hapi im i parë drejt Is­lamit. Duke e lexuar Kur’anin e Shenjtë zbulova atë që e ruaja në shpirt. Vendosa të bëhem musliman.



Fillova të mësoj se si të falem. I mësova lutjet, e në fillim e mësova kaptinën El-Fatiha. Familja ime në fillim, e sidomos ba­bai dhe vëllezërit, gati të gjithë më kundërshtonin me shumë rrep­tësi, por unë vazhdoja rrugën time. Nuk pija më verë, u lar­gova prej të gjithëve që luanin bixhoz, që e konsumonin alkoolin dhe bënin punë të tjera të ndaluara, haram.



Kur më shihnin duke marrë abdest e duke u fa­lur pesë herë në ditë, para Zotit të Madhërueshëm, më pyetnin me habi se ç’po bëja? U thosha se po kryeja obligimet fetare...



Ç’është më me rëndësi, në familjen time gati të gjithë fi­lluan t’i vërenin ndryshimet në sjelljet e mia dhe nuk më kun­dë­rshtonin si më parë, por filluan në heshtje t’i pranonin vep­rimet e mia e nuk shqetëso­heshin më. As unë nuk shqetësohe-sha prej tyre! E falënderoj Zotin! Tani të gjithë në familje kanë një simpati ndaj meje dhe po e respektojnë besimin që e kam zgje­dhur. Feja Islame ka moral të lartë dhe i përkrah fuqimisht ma­rrë­dhëniet familjare e nje­rëzore.



Shpresoj se Zoti do të më ndihmojë që edhe fa­milja ime në të ardhmen ta pranojë Islamin dhe i lutem të Madhit Zot që kjo dë­shirë të më realizohet së shpejti...! Ai ka mundësi të bëjë çdo gjë!”



Muslimani i ri italian, filozofi Antonio Cario­vato, tani me em­rin e ri Salah Eddin, është i martuar dhe bashkëshortja e tij qu­het Ajshe. Gjashtë muaj para se të martoheshin ajo pranoi Isla­min. Ata ishin kolegë të mirë, të dashur e të sinqertë. I shprehnin njëri-tjetrit ndjenjat e brendshme shpirtë­rore. Dhe si rezultat i të gjitha këtyre bisedave edhe ajo filloi të interesohej për Fenë Islame. Filloi të mësojë, të lexojë, të studiojë e të krahasojë dhe më në fund All-llahu i Plotfuqishëm e udhëzoi, e ndri­çoi, kështu që edhe ajo e pranoi Islamin!



“Lavdi të Madhit Zot, jeta jonë bashkëshortore”, - thotë plot gëzim z. Salah Eddin, - është e lumtur dhe plot mirëkup­tim. Gruaja ime, Ajshja - vazhdon z. Salah Eddin, - e di se duhet t’i bindet Zotit, kup­tohet edhe burrit. Unë, gjithashtu, i di të drejtat e gruas, të cilat ajo i gëzon në Fenë Islame... E kundër­ta po ndodh në shoqërinë evropiane.



Shkurt e me pak fjalë mund të themi: E gjetëm veten në Islam. E ndiejmë paqen e sigurinë, prej se jemi bërë muslima-në. Vërtet, jeta jonë tani ka kup­tim! Të gjitha këto na mungo-nin dhe iu mungojnë njerëzve në shoqërinë moderne evropiane. Ky civili­zim materialist po e bënë njeriun frikacak, të pa­sigu-rtë, të shqe­tësuar dhe të hutuar... Vetëm besimi i drejtë në All-llahun e Plot­fuqishëm mund ta ndry­shojë këtë gjendje të mjerueshme, vetëm me besim njeriu mund të jetojë në paqe në këtë botë.



Edhe gruaja ime ndihet dhe shprehet pothuajse në të njëjtën mënyrë. Feja Islame na mësoi dhe na obligoi të falemi pesë herë në ditë. Pesë herë në ditë të takohesh me All-llahun e Madhë­rueshëm është një gëzim i papërshkrueshëm.



Në çdo namaz më kthjellohet mendja, më qartë­sohet besimi dhe më qetësohet shpirti. Kjo mund të gjendet vetëm në Islam. Me të vërtetë, ne zbuluam shumë mirësi në këtë fe të vërtetë.”
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja