Allahu i përgjigjet lutjes se secilit lutës

03/07/2009 19:31

 

Allahu, i Gjithfuqishmi, i Mëshirshmi dhe Mëshiruesi, shpalli ne Kur’an se Ai është pranë njeriut dhe do të ju përgjigjet njerzëve kur ata i luten Atij. Një prej ajeteve të shpallura është:

 E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qënë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua. (bekare: 186)

 Siç u tha në ajetin e mësipërm, Allahu është pranë çdonjërit, Ai ka dijeni për dëshirat e çdonjërit, ndjenjat, mendimet, çdo fjalë të shprehur, dhe çdo gjë të përshpëritur, bile edhe çfarë është e fshehur thell në mendjet e çdonjërit. Si pasoj e kësaj, Allahu dëgjon dhe din për çdo njëri i cili i kthehet Atij dhe i lutet Atij. Kjo është bekimi i Allahu për njërzimin, dhe manifestim i mëshires, mirësisë dhe fuqisë së pakufij të Tij.

Allahu ka dijeni dhe fuqi të pakufi. Ai është Zotëruesi i çdo gjëje në tërë gjithësinë. Çdo gjallesë, çdo gjë, prej sa duket njerëzve më të fuqishëm deri të ata më të dobët, prej njerëzve më të varfër deri te njerëzit më të pasur, prej trupave madheshtor qiellor e deri te streha e shtazes më të imët në tokë, të gjitha i takojnë Allahut dhe të gjitha janë nën kontrollin dhe dëshirën e Tij

Një përson i cili ka besim në ketë të vërtetë mund t’i lutet Allahut për çfarëdo qoftë dhe mund të shpresoi se Allahu do t’i përgjigjet këtyre lutjeve. P.sh. një përson i cili është semur nga ndonjë smundje e pasherueshme, sigurisht do të drejtohet te të gjitha llojet e kujdesit mjeksor. Sidoqoftë, duke e ditur se vetëm Allahu e kthen shendetin, lutjet do t’i ofrohen atij për shërim. Si rrjedhim, një përson me disa lloje të frigës prej ankthit, mund t’i lutet Allahut për qëtsim dhe t’i largoi te gjitha llojet e frigës. Një përson i cili befasisht ka hasur ne vështirsi financiale të cilat nuk mund t’i kryej, mund t’i drejtohet Allahut për menjanimin e vështërsive financiale. Njeriu mund t’i lutet Allahut për numër të pakufizuar të gjërave, për tregimin e rrugës së drejt, për pranim në xhennet me besimtarët e tjerë, për një vend më të mirë në xhennet dhe shpetimin e tij nga xhehennemi me fuqin e Allahut, për shendet të mirë, dhe kështu me radhë. Kjo është çfarë Pejgamberi i Allahut (saas) ju tha shokëve të tij i tensionuar kur tha:

Doni te ju njoftoi me një armë e cila do te ju mbroi juve nga e liga e armikut dhe do te rrit ushqimin e juaj? Ata than: po, o i dërguar i Allahut . ai tha: thirrne Allahun ditën dhe natën, se namazi është arma e besimtarit1

Megjithatë, në Kur’an është edhe një zbulim, i cili meriton vemendje në këtë pike. Sikur që Allahut thotë në Kur’an :

 

Njëriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Allahu nuk e pranon lutjen e tij për keq); njëriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm. (isra: 11)

 

 Nuk është çdo lutje e njeriut e dobishme. P.sh. një përson mund të lus Allahun për më shumë pronë e pasuri për ardhmerinë e fëmijëve të tij. Megjithatë Allahu mund të mos shoh mirësi në këtë kërkesë. Mund të jetë se prospëriteti do t’i largoi fëmijët e tij nga adhurimi i Allahut. Ne këtë kuptim, Allahu dëgjon lutjen e këtij përsoni, e pranon si një lloi të adhurimit dhe i përgjigjet në varianten më të mirë. Si alternativ, një përson mund të lutet që të mos vonohet në një takim. Megjithatë, mund të jetë se është më mirë për të që të shkoi në atë destinacion pas kohës së caktuar, por në vend të saj ta bej të mundshme të takoi dikend që do të kontribojë diçka e cila do të jet më fitimprurëse për tërë jetën e tij . Allahu e di këtë dhe i përgjigjet lutësit, jo në formën të cilën përsoni mendoi, por në mënyrën më të mirë për të. D.m.th, Allahu e dëgjon lutjen e atij përsoni, por nese Ai nuk sheh mirë në lutjen e tij, atëhere Ai krijon çfarë është më mirë për të. Kjo në vetvete është një fshehtësi shumë e rëndësishëme.

Kur lutja paraqitet e papërgjegjur, ata të pavetdijëshmit në këtë fshehtësi supuzojnë se Allahu nuk e ka dëgjuar thirrjen e tyre. Kjo në të vërtetë është një besim i shtrëmber i injorances sepse Allahu thotë:

 

Ne e kemi krijuar njëriun dhe dimë se ç'pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.( kaf:16)

 

 Ai Allahu e di çdo fjalë që njëriu e flet, çdo mendim dhe çdo moment që ndokuj i takon gjatë jetes se tij. Edhe atëhere kur dikush është fjetur, Allahu e di se çfarë ai provon në ëndërr. Është Allahu i Cili krijon çdo gjë. Si pasoj, çdo here që ndokush i lutet Allahut, ai duhet ta dij se Allahu do ta pranoi lutjen e tij si adhurim dhe të besoj se Allahu do t’i përgjigjes lutjes se tij në kohën më të duhur dhe do të krijoi çfarë është më e mirë për të.

Lutja, ndonëse është formë e adhurimit të Allahut, është gjithashtu edhe një dhuratë shumë e çmuar për njerëzinë. Sepse, përmes lutjes, Allahu ia mundson njëriut të arrij çdo gjë që Allahu mendon se është e mirë dhe që është fitimprurese për të. Allahu e shpall rëndsinë e lutjeve ne ajetin ku thotë:

 

Thuaj: “Allahu im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirur të besoni), e ju përgënjështruat, andaj dënimi do t'ju jetë i pandërprerë”. (furkan: 77)

 

Allahu iu përgjigjet lutjes se atyre

te cilët janë në nevoj dhe shqëtsim

Lutjet janë kohët kur njeriu është më së afërmi me Allahun ndihet sinqërisht, është koha kur njëriu e kupton afërsinë e Allahut dhe veten si rob i Allahut, ai është në nevoj për Allahun. Kjo është sepse kur dikush lutet, kupton se sa i ulët e i pafuqishem është para Allahut, dhe kupton se askush përpos Allahut nuk mund t’i ndihmoi. Sinqëriteti dhe çiltërsia e lutjes se ndokujt mvaret nga ajo se sa shumë ai është në nevojë. P.sh çdokush i lutet Allahut për paqë në botë. Sidoqoftë ndokush që gjindet i pashpresë në mes të luftës do të lutet më shumë dhe më seriozisht dhe më përulur Allahut. Ngjashëm, njerëzit, gjatë stuhisë në anije ose në aeroplan në rrezik të përplasjes, do t’i luten përulsisht Allahut. Ata do të jenë të sinqertë dhe të nënshtruar në lutjet e tyre. Allahu shpalli këtë fakt në ajetin ku thotë:

 

Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?” (En'am: 63)

 

Në Kur’an Allahu e urdhron njëriun që të lutët me përulësi:

 

Luteni Allahun tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë. (A'raf: 55)

 

 Në një ajet tjeter, Allahu thotë se ai i përgjigjet thirrjes se nevojëtarëve dhe të shtypurve

 

A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqën e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni. (Neml: 62)

 

Padyshim, ndokush nuk duhet doemosdo të takoi vdekjen për me ju lutë Allahut dhe t’i lutët Atij në nevojë. Keta shembuj janë dhënë që t’i bëj njërzit të kuptojnë gjendjen shpirtërore me të cilën të lutën sinqërisht dhe të mendojnë për momentin e vdekjes, kur njëriu nuk mundet më të jet i çkujdesur dhe definitivisht t’i kthehet Allahut me sinqëritet të brendshëm. Besimtarët të cilët janë përzemersisht të terhequr te Allahu, në anën tjetër, duke qënë te vetëdishëm për dobsitë dhe duke ndier nevojë, çdo herë kthehen sinqërisht te Allahu, edhe nese nuk janë në gjendjen “jetë a vdekje”. Kjo është një karakteristik e rëndësishme e cila i dallon prej jobesimtarëve dhe prej atyre me besim te dobët.

 

Mos caktimi i çfardo kufiri në lutje

Një përson mund të kerkoj nga Allahu gjithçka mbrenda kufijve të lejueshëm (hallall ). Kjo është për arsye se, siç u përmend më parë, Allahu është i vetmi sundimtar dhe pronar i tërë gjithësis; dhe nëse Ai deshiron, Ai i jep njeriut gjithçka që Ai dëshiron. Çdo përson që i drejtohet Allahu dhe i lutet Atij do të kreditoi forcen e Allahut me bë gjithçka dhe ‘’të jetë i vendosur në kerkesë’’ sikur që i dashuri ynë Pejgamberi (saas) ka thënë2: njëriu duhet ta dijë se është lehtë për Allahun të plotsoi çdo dëshirë të tij, dhe Allahu do t’i plotsoi përsonit çdo kërkes te tij nese ka çfardoqoftë të mirë për atë njëri në atë lutje. Lutjet e Pejgamberve dhe besimtarëve të vërtetë të përmendur në Kur’an cakton një shembull për besimtarët për çeshtjet që mund të lusin Allahun. P.sh. Pejgamberi Zekrija (as) ju është lutur Allahut për trashigimtar të kënaqshëm dhe , Allahu ju përgjegj lutjes së tij, pa marr parasysh se gruaja e tij ishte sterile:

 

Kur ai iu lut Allahut të vet me një zë të ulët, e Tha: “Allahu im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Allahu im, asnjëherë nuk kam qënë i dëshpëruar”.Unë ua kam frikë pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më falë nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).Të më trashëgojnë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bërë atë, o Zot, të këndshëm! (të vyeshëm)!”( Merjem: 3-6)

 

Allahu ju përgjigj lutjes së Pejgamberit Zekrijaha dhe i dha atij lajmin e mirë për Pejgamberin Jahja (as) pasiqë i pranoi lajmet e reja për djalin, Pejgamberi Zekrijaha ishte i befasuar pasi që gruaja e tij ishte sterile. Përgjegjëja e Allahut, Pejgamberit Zekrijaha, (as) zbulon një fshehtësi të cilën besimtarët duhet gjithmonë ta mbajnë në mend:

 

Ai tha: “Allahu im, si do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?” Tha: “Ja, kështu Allahu yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!” ( Merjem: 8-9)

 

Ka shumë Pejgamber te cilët përmenden në Kur’an të cilve ju dhanë përgjegjëje në lutje. P.sh. Pejgamberi Nuhi (as) e luti Allahun të u sjell vuajtje popullit të tij, të cilët e humben rrugen e drejt pavarsisht nga përpekjet më të mira të tij për t’i udhhequr ata për rrugën e drejt. Si përgjegjëje lutjes se tij Allahu solli një denim të madh në ta, i cili hyri në histori.

Pejgamberin Ejubi (as) thirrri Allahun e tij për arsye te smundjes, duke thënë:

 

 “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!”(el enbija:83)

 

Përgjigjëja Profetit Ejub është shpallur si vijon:

 

Ne iu përgjegjëm atij nga mëshira e Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit. (el enbija:84)

 

Allahu ju përgjigj Pejgamberit Sylejmanit (as) i cili u lutë:

 

Tha: “Allahu im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do të ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh.(sad; 35)

 

Dhe Allahu i dhuroi pasuri dhe fuqi të madhe.

Prandaj, ata te cilët luten duhet të kenë në mendjët e tyre ajetin:

 

Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t'i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet. (ja sin:82)

 

Siç thuhet në ajet çdo gjë është e lehtë për Allahun dhe Ai dëgjon dhe dinë çdo lutës.

Allahu ju jep bekim në këtë botë atyre që e deshirojnë, por në jetën e ardhshme ata do të vuajnë një humbje të rëndë

 

Deshirat e atyre të cilët nuk fshehin një frikë të rrënjosur thellë në zemrat e tyre nga Allahu dhe munges të një besimi të thellë, në jetë e ardhshme janë të drejtuar pa fjalë. Ata luten për pasuri, pronë dhe pozitë vetëm për jetën në ketë botë. Allahu na informon neve se ata të cilët e deshirojnë vetëm këtë botë nuk do të kenë shpërblim në botën e ardhshme. Besimtarët, në anën tjetër, luten për të dy botërat, për këtë dhe për ahiret, pasi që ata besojnë se jeta në botën e ardhshme është e vertetë dhe është afër sikur kjo jetë. Ne këtë Allahu thotë:

 

Ka disa prej njërëzve që thonë: “Allahu ynë, na jep Ti neve në këtë botë!” për të nuk ka asgjë në botën tjetër.E, ka prej tyre asish që thonë: “Allahu ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.(bekare:200-202)

Besimtaret, gjithashtu, luten për shendet, pasuri, dituri dhe lumturi. Sidoqoft lutjet e tyre bartin synimin që ta kënaqin Allahun dhe kanë diçka që ka të bëjë me fenë (dinin). Ata luten për pasuri, më qëllim, që ta përdorin në rrugën e Allahut. Duke ju falenderuar kësaj, Allahu i jep shembull Pejgamberit Sylejmanit (as) në Kur’an. Larg prej qëllimit për këtë botë, lutja e Pejgamberit Sylejmanit (as) për një posedim të pashembullt, ishte vetem për qëllim fisnik që t’i shfrytzoi në rrugën e Allahut, duke i thirrur njërzit në fenë e Tij, dhe mbajtjen e vetvetës të zënë në përkujtim të Allahut. Fjalet e Pejgamberit Sylejmanit (as) të shpallura në Kur’an paraqësin këtë qëllim të sinqërtë:

 

E ai tha: “Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Allahut tim,(sad:32)

 

Allahu iu përgjigj pikërisht kësaj lutje të Sylejmanit, i dha atij një pronë të madhe dhe e shpërbleu atë me bekimet e jetës së ardhshme. Në anën tjetër, Allahu gjithashtu ua plotson deshirat e atyre te cilët e duan vetëm jetën e kesaj bote, sidoqoftë, një denim i vështirë i pret ata në ahiret. Bekimin të cilin nuk e kanë në këtë botë do të jetë i pranishëm për ta edhe në ahiret. Ky fakt me rëndsi është treguar në Kur’an si vijon:

 

Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (ahiretin), Ne do t'ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.(Esh-Shura’:20)

 

Kush është që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur. (Isra’:18)

 

Burimi:
Disa sekrete te Kur`anit - Harun Yahya

Hit Counter by Digits

 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja