AKkademik, filozof, në perëndim-në lindje SHEJH IBRAHIM... SHKRUAN: MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

09/12/2008 21:39

Akademik, filozof, në Perendim-

kurse në Lindje: Shejh Ibrahim...

Në 100 vjetorin e lindjes:



Titus Carl Burckhardt

(Shejh Ibrahim Izzuddin)

(1908-1984)




Viti 2008 është përvjetori i 100-të i lindjes së dijetarit të madh Titus Carl Burckhardt, një autoritet i Perëndimit, një studiues i Lindjes, por që përket gjithë njerëzimit.

Kush ishte Titus Carl Burckhardt?



Në kohën e shkencës e teknologjisë moderne, në një botë të ekzistencializmit, psikoanalizës,

Titus Carl Burckhardt ishte një autoritet, një eksponent i të Vërtetës Univerzale, i Urtësisë Tradicionale...

Ishte një studiues, hulumtues, gjurmues, udhëpërshkrues, dijetar, shkrimtar, fetar, historian, filozof, akademik, mistik…


Prejardhja familjare e kombëtare

Titus C. Burckhardt lindi në vitin 1908, në Firencë, Itali, nuk ishte Italian, por ishte gjerman, me prejardhje nga Bazeli, Zvicër. Rrjedh prej një familje të famëshme gjermane, me një mbiemër pak të vështirë, por të njohur mirë, Burckhardt, familje e cila është e përhapur nëpër Europë, madje edhe në Amerikë...

Babai i tij, Carl Burckhardt, ishte një skulptor i njohur, kurse gjyshi, Jakob Burckhardt, ishte historian i artit, të cilët u kujdesën shumë për nipin, djalin e tyre, i cili arriti të bëhet, filozof, akademik...

Burckhardt,
filozof, akademik e kishte një mik...

Ky filozof, ky akademik, e kishte një mik, një bashkohanik, artistin, poetin, shkrimtarin, filozofin e njohur gjerman, Frithjof Schuon (1907-1988) autor i dhjetra librave, i cili e pranoj Islamin nga Shejh Ahmed el-Alevi dhe më vonë edhe vetë arriti të bëhet shejh, shejh i tarikatit Shazeli, i cili njihet tashmë me emër të ri: Shejh Isa Nur ed-Din Ahmed esh-Shazeli…

Shejh Isa Nur ed-Din Ahmed dhe Titus Carl Burckhardt që nga nga vitet shkollore, studimet në Bazel të Zvicrrës, deri në fund të jetës, nuk u ndanë, por bashkëpunuan dhe iu përkushtuan të Vërtetës…

Në jetën tokësore kishin edhe lidhje shpirtërore, sepse edhe Titus Carl Burckhardt e përqafoj Islamin dhe arriti të bëhet edhe Shejh, tani, me emrin e ri: Shejh Ibrahim Izzuddin…

Shejh Ibrahim Izzuddin dhe Shejh Isa Nur ed-Din ndoqën rrugën jetësore dhe shpirtërore të filozofit francez, Rene Guenon, (1886-1951), i cili e kishte pranuar Islamin në vitin 1912 dhe arriti të bëhet Shejh, tashmë me emrin e ri: Shejh Abdul Vahid Jahja…

Shejh Abdul Vahid Jahja e kishte pranuar Islamin nën ndikimin e mendimtarit, piktorit, francez Gustav Ageli, i cili e kishte përqafuar Islamin që në vitin 1897 dhe kishte arritur të bëhet Shejh, me emrin e ri njihet si Shejh Abdul Hadi…

Të gjithë këta filozofë, studiues, dijetarë, shkrimtarë ishin fetarë, por e pranuan Islamin përmes Sufizmit...

Sufizmi është zemra e gjallë e Islamit, është gjallëria shpirtërore e tij...Me këtë gjallëri, ata i shërbyen Islamit me shumë devotshmëri, siç i kishin shërbye edhe Filozofisë Pereniale, të cilën e kishin formalizuar për t’mirën univerzale...


Ç’është Filozofia Pereniale?

Filozofia Pereniale është një term latin. Për herë të parë është përdorur në Evropë nga Agostino Steuco, qysh në shekullin XVI-të, e ka zhvillue matematicienti dhe filozofi gjerman Gottfried Leibniz, kurse e ka popullarizuar Aldous Huxley me librin e tij: ”The Perennial Philosophy” botuar në New York, 1945…

Sipas studiuesit Aldous Huxley, Filozofia Pereniale është: ”Metafizika e cila e pranon të Vërtetën Hyjnore, psikologjia e cila e gjen, e zbulon në shpirt diçka të ngjajshme me të Vërtetën Hyjnore…”


Veprat e Titus C. Burckhardt

( Shejh Ibrahim Izzuddin)

Shejh Ibrahim Izzuddin gjithë jetën tokësore ia përkushtoj të Vërtetës Hyjnore, duke shkruar mbi 30 libra për t’mirën njerëzore…

Librat e tij janë dijamante që ndriçojnë në çdo anë, janë ushqim për mendjen, zemrën dhe shpirtin e njeriut, në gjithë dynjanë…

Veprat e tij kryesore janë botuar, ribotuar, në të gjitha gjuhët e botës Perendimore, janë botuar, ribotuar, në gjuhët kryesore të botës Lindore…

Ka shkruar në gjuhë gjermane dhe frenge...

Për të pas pak njohuri, po shënojmë disa titujt nga disa prej veprave të tij:

1. Alchemy: Science of the Cosmos, Science of the Soul.

( Shkenca e Kosmosit, Shkenca e Shpirtit, 206 faqe.)


2. Murish Culture in Spain ,

( Një studim unikat rreth zhvillimit, lulëzimit, kulturor, artistik, shpirtëror të muslimanëve në Spanjë për 800 vjetë.)

3. Mirror of the Intelect: Essays on Traditional Science and Sacred Art.

Pasqyra e Intelektit: Ese rreth Shkencës Tradicionale dhe Artit të Shenjtë.)

4. Fez : City of Islam

( Fesi: Qyteti Islam )

Një vepër, kryevepër, për qytetin historik dhe regjionin e tij, një libër mësimi, udhëzimi, ndriçimi me shembuj dhe ”mrekulli” keramete të besimtarëve sufi, të përshpirtshëm, evlijave, ndër shekuj..., faqe176.

5. Art of Islam Language and Meaning

Arti i Islamit - Gjuha dhe Kuptimi, 204 faqe

6. An Introduction to Sufi Doctrine

Një Paraqitje e Doktrinës Sufiste...156 faqe

7. Mystical Astrology According to Ibn,Arabi

Miistika Astrologjike sipas Ibn Arabiut 64 faqe..

Të gjitha librat e dijetarit Shejh Ibrahim Izzuddin janë një burim i pashtershëm për frymëzim, janë një udhë për mësim. Udha e mësimit, siç thoshte mendimtari Menciues, nuk është gjë tjetër, veçse gjetja e zemrës së humbur...

Para disa ditëve, kardinali Jean Louis Tauron, kryetar i Këshillit Papnor për dialog ndërfetar, falënderoi muslimanët për faktin që e kanë kthyer konceptin e Zotit në sferën publike në Europë...

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes, një mirënjohje, një falënderim e meriton, pa dyshim, edhe Shejhu, Ibrahim Izzuddin...

Amin!


(Autori është studiues i religjioneve)

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja