Acidet trans-yndyrore të panjohura për konsumatorët

01/07/2009 21:23

Disa nga ushqimet që përmbajnë acide trans-yndyrore. Foto: AdamShumica e njerëzve janë në dijeni se acidet trans-yndyrore janë të dëmshme, mirëpo shumë pak prej tyre kanë njohuri se cilat ushqime i përmbajnë ato.

Acidet trans-yndyrore formohen kur atomi i hidrogjenit u shtohet vajrave bimore, të cilat shndërrohen nga gjendja e lëngshme në gjendje të ngurtë.

Acidet trans-yndyrore, ngjashëm sikurse acidet e ngopura yndyrore, rritin nivelin e LDL-kolesterolit (‘kolesterolit të keq’), ndërsa zvogëlojnë nivelin e HDL-kolesterolit (‘kolesterolit të mirë), gjë që ndikon në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.

Anketimi i 1.000 amerikanëve të rritur ka treguar se më shumë se 85% e participantëve kanë dëgjuar për acidet trans-yndyrore, 75% e tyre kanë ditur për efektin negativ të tyre, dërsa vetëm 21% e të anketuarve kanë arritur të numërojnë tre ushqime të cilat i përmbajnë këto acide.

Të gjitha ushqimet, të cilat në përbërjen e tyre shkruajnë se përmbajnë vajra të hidrogjenizuara ose pjesërisht të hidrogjenizuara, përmbajnë acide trans-yndyrore, dhe këto më së shumti janë ushqimet e fërguara, të skuqura, të pjekura, të përpunuara, margarina etj.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja