Ç’ËSHTË FRIGA DHE LLOJET E FRIGËS?

30/06/2008 14:43

Friga është çështje e zemrës dhe është dy llojesh:friga me besim dhe friga e natyrshme.

Frika me besim është frika nga të vdekurit.Kjo lloj frike është prej shirkut të madh dhe është vepër e shejtanit.Allahu xh.sh thotë:”Po atë(propagande)e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet(idhujtarët),t’ju frikësojë,po mos u frikësoni prej tyre,frikësomuni Mua,nëse jeni besimatarë.”(KUR’AN.3.Ali Imran : 175)
 
      Këtu kuptohet se shejtani nxit mendjen e njeriut që të besojë se të vdekurit kanë fuqi ti bejnë diqka muslimanit,duke i thenë mendjes së tij:mbështetu në mua,kthehu tek une sepse une të mbroj ty e jo Allahu ose dikush tjetër.
 
      Frika nga të vdekurit ishte vepër e mushrikëve dhe besim i tyre.Allahu i Lartëmadhëruar thotë:”A nuk është Allahu që i mjafton robit të vet(Muhamedit)?E ata të frikesojnë ty me të tjerë pos Tij.Po atë që e ka humbur Allahu,për të nuk ka udhëzues!”(KUR’AN.Ez-Zumer:36)
 
    Don të thotë se mushrikët e Mekkes donin ta frikësonin Muhamedin a.s. duke iu kërcënuar atij me idhuj dhe zotrat e tyre të vdekur të cilët i adhuronin,siç i tha populli i Hudit pejgamberit të tyre Hudit a.s.:”Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotëve tanë të ka goditur me çmendje!...”(KUR’AN.Hud:54)
 
    I thonin:”Ne mendojmë se zotrat tanë do të hakmerren ty sepse ti na pengon që ti adhurojmë ato zota dhe i thonin se ti ke bërë turp të madh ndaj zotave tanë,ndërsa Hudi u përgjigjej:Unë dëshmitar e kam Allahun,e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni(larg adhurimit)pos Tij,ju pra të gjithë perpiquni kundër meje e mos më jepni afat.”(KUR’AN.Hude:55)
 
    Pra friga nga të vdekurit është shirk,duke u bazuar në ajetet e lartëpermendura edhe pse disa prej muslimanëve ranë në këtë frikë(nga të vdekurit) edhe pse të vdekurit nuk kanë fuqi që njeriut ti sjellin të mira,por as edhe të këqija,nëse p.sh. e godet të vdekurin zjarri apo digjet,ai nuk ka mundësi të ikë prandaj edhe digjet pa mos lëvizur fare.
 
    Frika e natyrshme:është frika e njeriut nga zullumqarët egërsira,kjo është frikë normale dhe nuk konsiderohet si shirk.Allahu xh.sh thote:”E Musai ndjeu në vete njëfar frike.”(KUR’AN.Ta Ha :67)
 
   “Madje unë kam një faj ndaj tyre,e kam frikë se do të më mbysin(për hakmarrje)!”(KUR’AN.Esh-Shuare:14)
Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja