Agjerimi i Ramazanit

 Agjërimi është një karakteristikë,morale dhe shpirtërore në Islam.Në kuptimin e plotë të fjalës,Agjërim do të thotë të përmbajtur "tërësishtë"nga ushqimi,pirja,mardhëniet intime si dhe pirja e duhanit prej syfyrit deri në iftar,gjatë tër muajit te Ramazanit(muaji i nentë sipas kalendarit hënor).Por nëse ne e kufizojmë domethënien e agjërimit në kuptim të drejtëperdrejtë,ne do të bënim një gabim të madh.
Më poshtë janë domethëniet qenësore të agjërimit në Islam:
1 Ramazani i mëson njeriut principin e dashurisë së sinqertë,sepse kur ai e zbaton agjërimin,ai e bën atë për dashurin e thellë të mbrendshme ndaj Zotit.Njeriu që e do me të vërtet Zotin është njeri që vërtet e din se qka është dashuria.
2.Ai e pais njeriun me ndjenjë kreative të shpresës dhe një botë kuptim optimist mbi jetën,sepse kur ai agjëron,shpreson në falje nga Zoti dhe kerkon mirësin e Tij.
3.Ai e mbush njeriun me vyrtyt të sinqertë të devoteshmë risë efektive ,përkushtim të ndershëm dhe afësi te Zoti,sepse kur ai agjëron,ai e bën atë për Zotin dhe vetëm për hirë të tij.
4.Ramazani kultivon te njeriu vigjilencë dhe vetëdije të fuqishme,sepse personi e mban agjërimin në sekret   më mire s e sa në publik.Veqanërishtë në Agjerim ,nuk ka autoritet tokësore për të kontrolluar sjelljet e njeriut ose për ta detyruar   atë në zbatimin e Agjërimit.Agjëruesi e mban Agjërimin për falje nga Zoti dhe për të plotësuar vetëdijen e tij duke qenë besnikë në fshehtësi dhe publik.Nuk ka rrugë më të mirë për të përsosur një vetëdije të fuqishme te njeriu.
5.Ramazani e mbush njeriun me durim dhe vetëmohim,përmes Agjërimit ai ndjen dhembjet e humbjes ,por ai u qëndron atyre durueshëm.
6.Ai është një mësim efektiv në përqëndrim,vetëpermbajtje dhe forcën e vullnetit.
7.Agjërimi gjithashtu i siguron njeriut një shpirtë të sinqertë me mendje të kthjellët dhe trup të ndritur.
8.Ai i tregon njeriut rrugën e re të ruajtjes së diturisë.
9.Ramazani i jep mundësinë njeriut të kontrollojë mjeshtërinë e përshtatshmërisë.Ne lehtë mund të kuptojmë se qështja e zbatimit të Agjërimit,e bën njeriun të ndërrojë,rrjedhën e jetës së   përditshme të tij.
10.Ai e ngulitë fortë një disiplin dhe mbijetesë të shëndetshme.
11.Formon te njeriu shpirtëmirësi të vërtet në shoqërinë që i takon,në miqësi dhe vëllazëri,të barabartë para Zotit me mirë se para ligjit.
12.Ramazani është një porosi nga Zoti për vetë-qetësi dhe vetë disa muslimanë ,mjerishtë,nuk e zbatojnë Agjërimin ose më mirë të themi e kanë pranuar qëndrimin e të qenit indeferentë.Në anën tjetër,disa nga ata që e zbatojnë atë,nuk e bejnë siq në të vërtet e ka domethënien,dhe si rrezultat përfitojnë shumë pak dobi,në fakt jo të gjitha dobitë.Kjo është pse sot disa musliman nuk ndjenjë kënaqësi,privilegje reale nga Agjërimi.
    Tani me është e ditur se koha e obliguar për Agjërim është muaji i Ramazanit.Koha e zbatimit të Agjërimit ditor fillon para agimit dhe perfundon me perëndimin e diellit.Kuptohet ka kalendarë të cilët tregojne kohën e saktë të agjërimit(vaktia e Ramazanit),në mungesë të këtyre duhet ti referohemi orës dhe pozicionit të diellit,gazetave vendore ose zyreve të institutit metereologjik etj.
Agjërimi i Ramazanit është obligim dhe përgjegjësi për cdo musliman të shëndoshë,por ka edhe kohë të tjera kur agjerimi eshte i rekomanduar ne kontestin vullnetar,ashtu siq ka vepruar i Dërguari i Allahut,Muhamedi a.s.Këto janë e hëna dhe e enjëta e cdo jave,ca ditë në sicilin muaj,në dy muajt para ardhjes së Ramazanit(Rexheb,Shaban),gjashtë ditë në përcjellje të Ramazanit pas Fitër Bajramit.Përveq kësaj,ka gjithmonë shpërblim për agjërimin e ndonje   dite të muajve të vitit,në përjashtim të ditës së Bajramit dhe të premteve,ku në rast të tillë asnjë musliman nuk duhet të agjërojë.Megjithatë , ne duhet të përsërisim obligimin e vetëm-agjërimin e Ramamzanit,i cili mund të jetë 29 ose 30 ditë,varësisht nga pozicionet e hënës.Kjo ështe shtyllë e Islamit dhe cdo dështim në zbatimin e tij pa arsye të qëndrueshme është mëkat i rënde tek Zoti.
                KUSH DUHET TE AGJEROJ?
  Agjërimi i Ramazanit është obligim për cdo musliman mashkull ose femër,që i plotëson këto kushte:
1.të jetë mentalishtë dhe fizikisht i shëndoshë,që d.m.th të jetë normal dhe i aftë.
2.të ketë hyrë me moshën e pubertetit dhe pjekurisë,e cila është përafërsishtë rreth 12,14 vjet..Fëmijët nën këtë moshë duhet të inkurajohen të fillojnë këtë praktikë të mirë në shkallë më të lehtë,kështu që ata kur të arrijnë moshën e pubertetit,do të jenë mentalisht dhe fizikisht të përgatitur që ta kryejnë agjërimin.
3.të jetë i pranishëm në një venbanim:në shtëpi,në qytet apo në vende pune.Kjo do të thotë   për të mos qenë në udhëtim rreth 50 mile e më shumë.
4.të jetë i sigurte se agjërimi është vështirë të mbahet,dhe nuk i shkakton   dëm fizikë dhe mental,të tjerat janë reagime normale si:uria,etja ,etj.
          PERJASHTIMI NGA AGJERIMI
Nga agjërimi janë të liruar:
1.Fëmijët nën moshën e pubertetit(pjekurisë)
2.Njerëzitë e cmendur të cilët janë të papërgjegjshëm për atë që kanë bërë.Njerëzitë e këtyre kategorive janë të përjashtuar nga agjërimi ose ndonjë zëvendësim .
3.Njerëzitë në moshë të vjetër (burra dhe gra)dhe shëndetligë të cilët nuk mund të përballojnë agjërimin.Këta njerëz jenë të liruar nga agjërimi,por ata duhet   të përpjeken ,të paktën   të ushqejnë një të varfër së paku një racion ditor,ose kompensimin e saj me të holla për këtë vlerë.
4.Njerëzitë e sëmurë,shëndeti i të cilëve nuk e përballon agjërimin,nuk janë të obliguar ta bëjnë këtë.
5.Udhëtarët mund të prishin agjërimin përkohësishtë   deri sa ata janë në udhëtim,por duhet ta kompensojnë atë më vonë ditë me ditë.
6.Gratë shtatëzëna dhe gratë që janë duke i ushqyer fëmijët e tyre me gji,ato mund të prishin agjërimin ,nëse agjërimi dëmton ato ose fëmijët e tyre.Këto ditë duhet të zëvendësohen më vonë.
7.Gratë në periudhën e menstruacioneve duhet patjetër ta shtyejnë agjërimin deri sa të shërohen dhe më pastaj ti kompensojnë ditët e lëna me ditë.
        Agjërimi i ndonjë dite të Ramazanit bëhet i pavlefshëm nëse qëllimisht hamë,pimë,pimë duhan ose kemi mardhënie intime gjatë ditës.Agjërimin   e prishë edhe marrja e qfardo gjëje përmes gojës apo qfardo pjese të mbrendshme të trupit.Dhe nëse kjo është bëre me qëllim dhe pa arsye të qëndrueshme ,ky është një mëkat i madh.Ndërsa,nëse ndokush,hanë ose pinë diqka që zakonishtë e prishë agjërimin,por që këtë e ka bërë nga harresa,agjërimi i tij mbetet i vlefshëm.
                          JO VETEM URI DHE ETJE
"Muaji i Ramazanit që në të filloi të shpallet Kur'ani që është udhërrefyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues(i të vërtetës nga gënjeshtra)"Kur'an(2:185)
  Natyrisht muaji i bekuar Ramazan ,kërkon agjërim nga shumica e muslimaneve.Duke i dheënë theks shmangies nga ushqimi,përmbajtjes nga pirja e duhanit   dhe lëngjeve ,përmbajtjes nga mardhëniet intime gjatë oreve të ditës,ne ndonjëhere harrojmë shumë aspekte të tjera të rëndësishme në këtë kohë të shenjtë.

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja