Vlerat e Ramazanit

16/08/2008 15:32

 

Muaji i Ramazanit eshte nje muaj te cilin Allahu i Madherishem e dalloi dhe e veçoi nga muajt e tjere me veçori te shumta,muaj i gezimeve,i bashkimit te muslimaneve,dhe meshires ndermjet tyre,ky eshte muaj i solidaritetit,muaj i durimit,muaj i fitores dhe i begative te shumta,sepse All-llahu i Madherishem ne kete muaj i shton begatite e Tij mbi roberit e vet.
            Vlera me e madhe e ketij muaji padyshim eshte ajo se ne kete muaj ka zbritur Kurani Fisnik,sikur edhe thote All-llahu i madherishem:"Muaji i Ramazanit qe ne te filloi (te shpallet)Kur'ani qe eshte udherrefyes per njerezite dhe sqarues i rruges se drejte dhe dallues(i se vertetes nga genjeshtra)."
        Per shkak te vleres se madhe te ketij muaji i Derguari i All-llahut Muhamedi s.a.v.s. i lutej All-llahut qe tia mundesoj arritjen   e ketij muaji:"Pejgamberi s.a.v.s. lutej qe tia arrinte muajin e Ramazanit dhe thoshte:"O Zoti im,na shto begatite e Tua ne muajin Rexhep dhe Sha'ban dhe na mundeso te arrijme muajin Ramazan."
    Pejgamberi s.a.v.s. para se te arrije ky muaj i Madherishem i pergezonte shoket e tij me arritjen e Ramazanit dhe njeherit i perkujtonte me vlerat e ketij muaji.Ibn Huzejme dhe Bejhekiu shenojne nje transmetim nga Selman El-Faresiu r.a. i cili thote:Diten e fundit te muajit Sha'ban i Derguari i All-llahut s.a.v.s. na eshte drejtuar me nje ligjerat duke thene:
"Njerez,po u vie nje muaj Madheshtor,muaj plot bereqet ne te cilin eshte nje nate e cila eshte me e vlefshme se njemije muaj tjere".
      All-llahu ne kete muaj e ka caktuar agjerimin si obligim te rrepte,ndersa namazi i teravise kryhet ne ato nete si forme vullnetare e ibadetit.Kush i afrohet Allahut me çfardo bamiresie vullnetare llogaritet si te kete kryer nje obligim te domosdoshme ne ndonje muaj tjeter.Ky eshte muaj i durimit.Do ti behet falje mekatesh dhe mbrojtjte nga zjarri dhe do te fitoj shperblimin sa te agjeruesit duke mos u pakesuar shperblimi i ketij te fundit."
    Ateher te pranishmit thane:"O i Derguar,nuk kemi te gjithe mundesi qe ti ushqejme agjeruesit."
    Muhamedi s.a.v.s. ne kete u pergjigj:"Ai shperblim i takon edhe atij   qe agjeruesi ia ofron   edhe nje hurme,i jep uje te pije apo edhe nje gellejnke qumesht."
      Ky eshte muaji,fillimi i te cilit eshte meshire,mesi eshte falje mekatesh,ndersa fundi lirim nga zjarri.Perpiquni qe ne kete muaj ti punoni kater gjera:dy me te cilat u jane te nevojshme,madje te domosdoshme.
        Dy gjerat me te cilat do te arrini   kenaqesine e Allahut jane:
a)qe te deshmoni se nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut dhe
b)te kerkohet ndjese prej Tij.
        Dy te tjerat qe u jane te domosdoshme jane qe:
a)Allahun ta lutni tua dhuroje xhenetin dhe
b)tiu mbroje nga zjarri.
      Ai qe agjeruesit i jep te pije,Allahu do ti jep nga burimi i Tij ashtu qe nuk do ta marre etja deri sa te hyje ne Xhennet.."

 

  Ky hadith i Pejgamberit s.a.v.s. na e sqaron   rendesine dhe vleren e ketij muaji,gjithashtu na i cek disa nga veçorite e ketij muaji,duke na nxitur ne kete menyre qe te mos leshojme rastin e perfitimeve te shumta qe na sjelle ky muaj.
    -Prej veçorive me te cilat e veçoi Pejgamberi s.a.v.s. Ramazanin eshte se ky muaj eshte muaj i Madherishem dhe i begatshem dhe me te vertet keto dy cilesi e dallojne kete muaj nga muajt e tjere.
Cdo rast   i ketij muaji eshte i madherishem dhe i begatshem ;begati ne kohe,begati ne pune dhe gjithashtu begati ne shperblim.
-Prej veçorive te ketij muaji eshte nata e Kadrit e cila eshte me e vlefshme   se nje mije muaj,hashte ketij muaji.Kjo nate qe ne Kur'anin Famelarte eshte permendur per disa cilesi eshte nata ne te cilen ka zbritur Kur'ani i Madheruar,edhe sikur thote i Madhi All-llahu xh.sh:"Ne e zbritem ate(Kuranin) ne naten e Kadrit."Ne kete nate zbresin Melaiket e Allahut me miresi nga Allahu xh.sh. dhe ne kete nate behet percaktimi vjetor qe do te ndodhe ne kete bote:"Në ate (nate) zgjidhet çdo qeshtje ne menyre te prere"   (Ed-Duhan) , dhe kjo nate eshte cilesuar nga Allahu i Madherishem si nate e paqes dhe shpetimit.
"Ajo (qe percakton Zoti) eshte paqe deri ne agim te mengjesit."(El-Kader:5) eshte e qarte se sa vlere te madhe qe ka kjo nate e ketij muaji,mirpo vlefshmeria e kesaj natee eshte per ate i cili kete nate e gjalleron me namaz dhe perkujtim te Allahut te Madherishem,me lexim te Kur'anit,me kerkim falje etj...
  -Prej veçorive te tjera e shte obligueshmeria e agjerimit ne kete muaj,e agjerimi eshte nje prej pese shtyllave te kesaj feje te persosur(Islamit),
    -Prej veçorive dhe vlerave te ketij muaji gjithashtu eshte edhe ajo se ne kete mauj veprat e mira shperblehen shumefish,me pune vullnetare ka shperblimin e nje pune obligative(farzi) jashte ketij muaji kurse nje pune obligative(farz) ka shperblimin e 70 puneve obligative,jashte ketij muaji.
    -Prej veçorive te ketij muaji eshte se ky muaj i durimit,qe do te thote frenim i epsheve me agjerim.Durimi eshte nje nder adhurimet me te veshtira per shpirtin e njeriut,dhe per kete qellim shperblimi per durimi eshte Xheneti.Allahu i madherishem thote:"Ndersa te durueshmeve i jepet shperblimi i tyre pa llogari(mase)".(Ez-Zumer,10).
  -Poashtu ,prej veçorive te tjera te ketij muaji eshte se ky muaj ,eshte muaj i bujarise,e kjo bujaria eshte dy llojesh:
a)bujaria dhe miresia e Allahut xh.sh. per roberit e Tij.Kjo bujari e Tij manifestohet me faljen e mekateve dhe lirimin nga zjarri i Xhehenemit te besimtareve qe e meritojne kete.
b)bujaria e njerezve ne mes veti.Kjo bujari ndernjerezore manifestohet me barazine ndermjet tyre,sepse ne kete muaj te gjithe jane te barabarte,si i bardhi si i ziu,si i pasuri si i vaerferi,te gjithe permbahen nga ushqimet,pijet ,frenimi i epsheve te tyre me nje qellim qe eshte adhurimi per Allahun xh.sh. Pastaj kjo bujari verehet edhe ne solidaritetin e te pasurve ndaj te varferve,me dheninen e sadekul-fitrit,zekatit dhe ndihmvae tjera,dhenien e iftarve per agjeruesit si dhe butesia ndaj robit dhe sherbetorit.
  -Prej veçorive te ketij muaji eshte se ky muaj eshte i meshires se njerezve ndermjet veti,dhe i zbritjes se meshires mbi ta nga i Gjithmeshirshmi.Prandaj ne kete muaj verejme se i pasuri eshte i meshirshem ndaj te varferit,i forti e meshiron te dobetin,sunduesi e meshiron ate   qe e ka nen sundimin e tij,e ata qe jane te meshirshem,do to meshiroje i Gjithemeshirshmi.

  -Prej veçorive te tjera te ketij muaji eshte edhe se miresite ne   kete muaj jane shumellojesh,pjesa e pare e ketij muaji   eshte meshire,pjesa e dyte falje mekatesh,kurse fundi i ketij muaji lirim nga zjarri i Xhehenemit.
  -Prej veçorive tjera te ketij muaji jane:
- Era e gojes se agjeruesit eshte me e mire dhe me e dashur tek Allahu se era e miskut(parfumit).
-Allahu nuk e refuzon lutjen e atij qe eshte agjerueshem.
-Ne kete muaj hapen dyerte e Xhenetit.
-Ne kete muaj mbyllen dyerte e Xhehenemit.
-Melaiket kerkojne falje nga Allahu per agjeruesit.
-Djajte prangohen me pranga te hekurta.
-Naten e fundit te ramazanit besimtareve u falen mekatet e tyre.

Hit Counter by Digits

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja