SUZANNE HANEEF, gazetare (SHBA)

08/10/2008 15:29

Përkundër propagandës së paskrupullt e tepër të fëlliqur që po zhvillohet në Perëndim, me të gjitha mjetet e fuqishme dhe të sofistikuara kundër musli­manëve dhe Fesë Islame, me­gji­thë­këtë muslimanët po shtohen dhe Feja Islame po gjallërohet duke për­fituar çdo ditë anëtarë të rinj!



Ninian Smart, profesor i religjioneve në Uni­versitetin e Kali­fornisë, në Santa-Barbara, në lidhje me këtë i dha këtë dekla­ratë revistës më të njohur amerikane, të përjavshmes “TIME” (KOHA): “Është tradicionale paraqitja e shtrembëruar e Islamit në Perëndim. Aq më tepër, viteve të fundit po paraqitet edhe si terroriste...”



Por, kush po e kërkon të vërtetën nuk po e për­fill fare këtë propagandë të filliqtë... Virginia Mart­son, (tani quhet Kerima Omar Kameuneh, ish-anë­tare e Kishës Episkopale) nga Burban-ku, Kaliforni, Ogen Davis nga Atlanta, Xhorxhi, dr. Stejf Xhon­son, (tani quhet dr. Faruk Abdullah) dhe shumë të tjerë nuk i pengoi fare propaganda anti-islame për ta përqafuar të Vërte-tën, Fenë Islame. Të konvertuarit amerikanë janë jo me dhjetë-ra, por me qindra e mi­jëra, bile edhe me tituj të lartë shkencor. Por, ne veçuam në këtë rast një gazetare. Përse kjo gazetare amerikane e pranoi Fenë Islame?



Gazetarja amerikane, Suzanne Haneef (Hanif), e kërkoi të Vër­tetën dhe e gjeti në Fenë Islame. Si gazetare ajo kishte mun­dësinë për të udhëtuar shumë dhe nëpër vende të ndryshme të botës islame. Ajo atje u njoh për së afërmi me muslimanët dhe me Fenë Islame. Në fillim nga kureshtja, e më vonë nga dashu-ria, ajo iu përkushta me gjithë shpirt studimeve për Fenë Islame dhe, më në fund, me ndihmën e All-llahut, u ndriçua me Dritën e saj dhe e pranoi Isla­min, këtë fe të vërtetë, fe e cila po dëshmohet çdo ditë se po i përshtatet natyrës njerëzore, në çdo vend e në çdo kohë.



Muslimania e re amerikane, Suzanne Haneef, pasi e gjeti atë që e kërkonte - qetësinë shpirtërore, dëshironte që edhe të tje­rët në Amerikë dhe kudo në botë ta kuptojnë e ta pranojnë këtë fe të përsosur. Si rezultat i kësaj dëshire të zjarrtë ajo shkroi një libër për Fenë Islame, i cili u botua në gjuhën angleze në qytetin Lahore të Pakistanit.



Gazetarja amerikane, pasi e falënderoi All-lla­hun e Madhë­rueshëm, i lutet Atij për mirëkuptim dhe udhëzim dhe për pra­nimin e Fesë Islame, ndër të tjera, thotë:



“Jetojmë në shekullin e ndërrimeve të mëdha e të shpejta dhe në pasiguri të plotë. Njerëzit janë shumë të shqetësuar. Megjithëkëtë, ka njerëz që po përpiqen të gjejnë rrugëdalje, që njerë­zimi të shpëtojë nga kjo rrugë qorre ku është katan-disur. Është e vërtetë se sot po jetojmë në kohën kur përparimi dhe civilizimi materialist kanë arritur kulmin, por, njëko­hësisht, ci­lë­sia e jetës, morali njerëzor, kanë rënë aq poshtë, saqë racës njerëzore po i afrohet katak­liz­ma...



Feja Islame ofron zgjidhje! Vetë fjala Islam do të thotë Pa­qe, Bindje...! Kur besimtari jeton në paqe, dhe i bindet Zotit, i Cili është Një dhe i Vërtetë, atëherë Feja Islame ndikon inten­sivisht në mendimet dhe sjelljet e tij. Vetëm Zoti është Krijues, Sundues i Gjithësisë dhe njeriu vetëm Atij i përgji-gjet...



Feja Islame e udhëzon njeriun, e drejton kah përparimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm. Parimet e kësaj feje janë të arsyeshme, të dobishme për shën­detin fizik e psikik dhe i përshtaten plo­të­sisht na­tyrës njerëzore.



Kjo fe nuk është vetëm një sistem fetar, një ide­ologji apo një religjion, siç jemi mësuar ta quaj­më, por është tërësia e jetës së njeriut, është një sistem i gjithëmbarshëm, gjithë­për­f­shi­rës, i cili të udhëzon, të drejton në çdo fushë të jetës, qoftë si individ, shoqëri apo bashkësi.



Përmes obligimeve fetare, të cilat i ka caktuar Zoti, marrëdhëniet në jetë kanë një optimizëm, një shpresë dhe përmes tyre krijohet një identitet i ve­çantë në dobi të vet-vetes, shoqërisë dhe natyrës.



Feja Islame në Amerikë dhe në Evropë kuptohet gabimisht, sepse si e tillë edhe prezantohet! Shu­më njerëz në Amerikë mendojnë se kjo fe është ndo­një sekt apo ndonjë kult! All-llahu për ta është një hyjni pagane, kurse për Muhammedin (a.s.) kuj­tojnë se është një person që adhurohet nga paganët e tej­detit, tejoqeanit...! Pse ndodh kështu?



Ndodh kështu sepse ka lënë pasoja e kaluara historike me plot paragjykime, kryqëzatat shekullore, propaganda e vazh-dueshme me qëllime të caktuara, hegjemonizmi e të tjera...



Por e vërteta është se Feja Islame njeriun si krijesë e liron nga prangat e sundimit material, nga epshet e shfrenuara shta­za­rake dhe e humanizon. Sinqerisht i lutem Zotit që të ma pra­nojë këtë për­pjekje modeste dhe të më ndihmojë që edhe të tjerët ta kuptojnë Fenë Islame, e cila u sjell dobi dhe është e vetmja rrugë për paqe dhe shpëtim...”
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja