Simptomat e diabetit mellito
16/09/2008 11:39
Kur 90% e qelizave beta te pankreasit jane te shkaterruara, organizmi nuk eshte me ne gjendje te rregulloje nivelet e sheqerit ne gjak dhe pacienti zhvillon disa simptoma klasike te diabetit.
- Etje e tepruar
- Urinim i tepruar
- Uri e tepruar
- Humbje peshe
- Lodhje
- Shikim i mjergullt, jo i qarte
- Glicemia e larte
- Sheqerera dhe ketone ne urina
- Infeksione nga kerpurdherat e vagines tek te rinjte (edhe ne femijeri)
Ndersa simptomat shfaqen ne menyre te papritur, zhvillimi i semundjes kerkon kohe te gjate.
CFARE I SHKAKTON KETO SHENJA?
Glukoza nuk eshte normalisht e pranishme ne urina, sepse veshka ben si “filter” kunder kalimit te sheqererave nga gjaku ne urine.
Vetem kur permbajtja e glukozes eshte e larte , sheqererat fillojne ti “shpetojne” filtrit te veshkave e keshtu shfaqen ne urine, ku mund te maten me nje test normal laboratori.
Glukoza nuk mund te perqendrohet ne urine, dhe eleminohet duke u tretur ne nje sasi te madhe uji. Per kete motiv urinat jane te rritura ne volum, edhe permbajne glukoze (fenomen qe merr emrin e glikozuries).
Kjo justifikon rritjen e aktivitetit urinues tek pacienti diabetik.
Humbja e sasive te medha te ujit shpjegon edhe pse individi diabetik shfaq shpesh edhe nje etje te tepruar dhe shenja dishidratimi ( lekuren e thate).
———
Back