Prej mosqenies në ekzistencë

01/07/2009 23:50

 Pyetjet se si zuri fill gjithësia, ku shpie ajo dhe si ligjet që mbajnë këtë rregull dhe barazpeshë funksionojnë kanë qenë gjithmonë tema të interesimit. Shkencëtarët dhe mendimtarët kanë menduar në lidhje me këtë çështje pandërprerë dhe kanë krijuar mjaft teori.

Mendimi mbizotërues deri në fillim të shekullit 20të ishte se gjithësia kishte përmasa të pafund, se kishte ekzistuar përjetësisht dhe se do të vazhdonte të ekzistonte përgjithmonë. Sipas kësaj pikëpamjeje, të quajtur ‘modeli statik i gjithësisë’, gjithësia nuk kishte as fillim dhe as fund.

Duke vendosur bazat për filozofinë materialiste, kjo pikëpamje mohonte ekzistencën e një Krijuesi ndërsa pohonte se gjithësia është një grumbull i përhershëm, i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm i materies.

Materializmi është një sistem i të menduarit sipas të cilit materia është një qenie absolute dhe mohon ekzistencën e çdo gjëje përveç materies. Meqenëse i kishte rrënjët e saj në Greqinë e lashtë dhe duke fituar përkrahje gjithnjë e në rritje në shekullin e 19të, ky sistem i të menduarit u bë i njohur në formën e materializmit dialektik të Karl Marksit.

Siç këmi thënë më heret, modeli statik i gjithësisë i shekullit 19të përgatiti bazat e filozofisë materialiste. Në këtë libër Principes Fondamentaux de Philosophie (Principet Fundamentale të Filozofisë), Xhorxh Policeri deklaroi në lidhje me bazën e këtij modeli të gjithësisë se: “gjithësia nuk ishte një objekt i krijuar” dhe shtoi: Po të ishte, atëherë do të duhej të ishte krijohej përnjëherë nga Zoti dhe të vinte në jetë prej asgjëje. Për të pranuar krijimin, njeriut i duhet të pranoj, në rradhë të parë, ekzistencën e një momenti kur gjithësia nuk ekzistonte dhe se diçka u krijua nga asgjëja. Kjo është diçka me të cilën shkenca s’mund të pajtohet. 1

Kur Policeri pohoi se gjithësia nuk u krijua prej asgjësë, ai po mbështetej në modelin statik të gjithësisë të shekullit 19të dhe duke menduar që po parashtronte një pohim shkencor. Mirëpo, shkenca dhe teknologjia në zhvillim e shekullit 20të hodhi poshtë idetë primitive siç është modeli statik i gjithësisë që vuri bazat për materialistët. Sot, në prag të shekullit 21, fizika moderne ka vërtetuar me anë të eksperimenteve, vrojtimeve dhe llogaritjeve të shumta se gjithësia kishte një fillim dhe se ajo u krijua prej asgjëje me anë të një shpërthimi të madh.

Veç kësaj, u zbulua se gjithësia nuk ishte statike siç pretendonin materialistët, por ajo zgjerohej. Sot këto fakte pranohen nga e tërë bota shkencore.

Se gjithësia kishte një fillim nënkupton se gjithësia erdh në jetë prej asgjëje, domethënë, se ajo u krijua. Poqese ekziston një gjë e krijuar (e cila nuk kishte ekzistuar më parë), atëherë padyshim se duhet të ketë një Krijues. Të krijuarit prej mosqenies është diçka e paimagjinueshme për mendjen njerëzore. Prandaj, të krijuarit prej mosqenies është një gjë krejtësisht tjetër prej bashkimit të objekteve për të formuar një objekt të ri (siç janë veprat e artit apo shpikjet teknologjike). Është shenjë/argument vetëm i krijimit të Allahut se gjithçka u formua në mënyrë të përkryer përnjëherë dhe në një moment të vetëm, kur gjërat e krijuara nuk kishin shembuj të mëparshëm dhe madje as koha dhe as hapësira nuk ekzistonin ku të krijoheshin ato.

Ardhja në jetë e gjithësisë nga mosqenia është prova më madhështore e mundshme se ajo është krijuar. Marrja parasysh e këtij fakti do të ndryshojë shumë gjëra. Kjo i ndihmon njerëzit të kuptojnë domethënien e jetës dhe të rishikojnë qëndrimet dhe qëllimet e tyre. Kjo është arsyeja pse gjatë historisë, shumë njerëz janë përpjekur të shpërfillin faktin e krijimit të cilin ata nuk mund ta kuptonin plotësisht, edhepse dëshmia për të ishte e qartë për ta. Ata sajuan alternative për të krijuar huti në mendjet e njerëzve. Sidoqoftë, vet dëshmitë shkencore përfundimisht u japin fund këtyre teorive.

Tani, le t’i hedhim një vështrim të shkurtër procesit zhvillimor të shkencës përmes të cilit u krijua gjithësia.

 

ZGJERIMI I GJITHËSISË

Në vitin 1929, në Observatorin e Kalifornia Mount Vilson, një astronom amerikan i quajtur Edvin Habëll bëri njërën prej zbulimeve më të mëdha në historinë e astronomisë. Gjersa vrojtonte yjet me një teleskop gjigant, ai zbuloi se drita që vinte prej tyre zhvendosej në drejtim të skajit të kuq të spektrit dhe se kjo zhvendosje ishte më e shprehur sa më i largët ishte ylli prej tokës. Ky zbulim kishte një efekt elektrizues në botën e shkencës, sepse sipas rregullave të pranuara të fizikës, spektret e rrezeve të dritës që lëvizin në drejtim të pikës së vrojtimit anojnë kah ngjyra vjollcë ndërsa spektret e rrezeve të dritës që lëvizin në drejtim të kundërt në raport me pikën e vrojtimit anojnë kah ngjyra e kuqe. Gjatë vrojtimeve të Habëllit, u zbulua se drita që vinte prej yjeve anonte kah ngjyra e kuqe. Kjo nënkuptonte se ato vazhdimisht largoheshin prej nesh.

Së shpejti, Habëll bëri edhe një zbulim tjetër shumë të rëndësishëm: Yjet dhe galaktikat largoheshin jo vetëm prej nesh, por edhe prej njëra tjetrës. I vetmi përfundim që mund të nxjerrej prej një gjithësie ku gjithçka largohet prej çdo gjëje tjetër është se gjithësia ‘zgjerohet’ vazhdimisht.

Për ta pasur më të qartë, për gjithësinë mund të mendohet si për sipërfaqen e balonit që fryhet. Pikërisht ashtu sikurse pikat në sipërfaqen e balonit largohen prej njëra tjetrës me fryerjen e balonit, ashtu edhe objektet në hapësirë largohen prej njëra tjetrës me të zgjeruar të gjithësisë.

Në të vërtetë, kjo ishte zbuluar teorikisht madje edhe më heret. Albert Ajnshtajni, i cili konsiderohet si shkencëtari më i madh i shekullit, kishte ardhur në përfundim pas llogaritjeve që kishte bërë në fizikën teorike se gjithësia nuk mund të ishte statike. Megjithatë, ai e kishte mbajtur të heshtur këtë zbulim thjeshtë për t’mos rënë në kundërshtim me modelin e gjithësisë statike të kohës së tij të pranuar botërisht. Më vonë, Ajnshtajni do ta identifikonte këtë veprim të tij si ‘gabimin më të madh të karrierës së tij’. Më pas, u bë e qartë nga vrojtimet e Habëllit se gjithësia zgjerohet.

Çfarë rëndësie kishte atëherë fakti se gjithësia zgjerohet për ekzistencën e gjithësisë? Zgjerimi i gjithësisë nënkuptonte se po të mund të lëvizte gjithësia mbrapsht në kohë, do të vërtetohej që gjithësia kishte zënë fill nga një pikë e vetme. Llogaritjet treguan se kjo ‘pikë e vetme’ që strehoi gjithë materien e gjithësisë do të duhej të kishte ‘vëllim zero’ dhe ‘dendësi të pakufishme’. Gjithësia kishte zënë fill prej shpërthimit të kësaj pike të vetme me vëllim zero. Ky shpërthim madhështor që shënoi fillimin e gjithësisë u emërua ‘Shpërthimi i Madh’ (Big Bengu) dhe teoria filloi të quhej ashtu. Duhet të theksohet se ‘vëllimi zero’ është një shprehje teorike e përdorur për qëllime përshkruese. Shkenca mund ta definojë konceptin/idenë e ‘asgjësë’, i cili tejkalon kufijtë e të kuptuarit njerëzor, vetëm duke e përshkruar atë si ‘një pikë me vëllim zero’. Në të vërtetë, ‘një pikë pa vëllim’ don të thot ‘asgjë/mosqenie’. Gjithësia erdh në jetë nga asgjëja/mosqenia. Me fjalë të tjera, ajo u krijua.

Teoria e Shpërthimit të Madh tregoi se në fillim të gjitha objektet në gjithësi ishin një tërësi dhe pastaj u ndanë. Ky fakt, i cili u zbulua me teorinë e Shpërthimit të Madh u shpall në Kur’an 14 shekuj më parë, kur njerëzit kishin një dijeni shumë të kufizuar për gjithësinë:

 

A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi? A nuk besojnë? (Sure Enbija: 30)

 

Siç shpallet në këtë varg, gjithçka, madje edhe ‘qiejt dhe toka’ që ende nuk ishin krijuar, u krijuan me një Shpërthim të Madh prej një pike të vetme dhe i dhanë formë gjithësisë ekzistuese duke u ndarë prej njëra tjetrës.

Kur e bëjmë krahasimin e formulimeve në këtë varg me teorinë e Shpërthimit të Madh, vërejmë se ato pajtohen plotësisht me njëra tjetrën. Megjithatë, Shpërthimi i Madh u njoh si teori shkencore vetëm në shekullin e 20të.

Zgjerimi i gjithësisë është njëra prej provave më të rëndësishme shkencore se gjithësia u krijua nga asgjëja. Edhepse ky fakt nuk u zbulua prej shkencës deri në shekullin e 20të, Allahu na ka bërë me dije për këtë të vërtetë në Kur’an të shpallur 1,400 vjet më parë:

 

Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. (Sure Dharijat: 47)

Burimi:
Harun Yahya - Allahu njiher permes arsyes
Hit Counter by Digits
Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja