Patëllxhanë të mbushur

13/08/2008 00:27

Për 4-5 persona nevojiten:

 Patëllxhanë 1 kg,
qepë 6 kokrra,
domate,
hudhra 2-3 thelpinj,
kripë,
piper,
majdanoz,
uthull.

 Patëllxhanëve u qërohet bishti, u hiqet lëkura nga të dyja anet
 në
formë rripash. Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes tëtulit. Më pas patëllxhanët vendosen në ujë me kripë për gjysmë ore.Ndërkohë në tigan me yndyrë skuqet qepa e grirë, shtohen domatet eqëruara dhe të prera në copa të vogla. E përziejmë në zjarr tëngadaltë, që qepa të zbutet. Në fund i hedhim edhe hudhrat e grira,majdanozin, kripën, piperin dhe pak uthull. Patëllxhanët i kullojmëdhe i shpëlajmë e pastaj i skuqim në tigan me pak yndyrë. Pastaj irreshtojmë në tavë, i hapim në vendin e prerë dhe i heqim pak nga aituli i brendshëm, pastaj i mbushim me masën e përgatitur. Këtë tulinqe hoqëm e grijmë imët dhe e fusim te masa. Sipër u vëmë nga një fetëdomate. I shtojmë pak ujë dhe i pjekim në furrë jo shumë të nxehtë.

www.pertymoter.net

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja