MUHAMMED SULEJMAN TAKEUCHI, etnolog (Tokio, Japoni)

08/10/2008 15:33

Japonia, me sipërfaqe prej 372.154 km., ose 143.689 milje katrore, me popullsi prej rreth 150 milionë banorë, është shteti më i zhvilluar në Azi dhe një nga shtetet më të zhvilluara e më të përpa­ruara në rruzullin tokësor.



Vështruar nga jashtë, zhvillimi dhe përparimi teknologjik i Japonisë vlerësohet lart, çmohet dhe admirohet kudo në botë. Ja­ponezët, që janë një po­pull i vyeshëm, i talentuar, këtë zhvi­llim e arritën me dije, punë të vazhdueshme, organizim të lartë dhe disiplinë të fortë. Por, ky zhvillim e përparim i madh, i hov­shëm, është i njëanshëm, vetëm në as­pektin material dhe në për­pjekjet e përditshme për ekzistencë, për ta ngritur standa-rdin sa më lart. Megjithëkët, përpjekjet për t’u pasu­ruar, japo-nezët po ndihen gjithnjë e më të varfër në aspektin shpirtëror. Kri­za shpirtërore po përhapet me shpej­tësi, duke përfshirë gati të gjitha shtresat e popull­sisë...!



Megjithë mirëqenien materiale që kanë arritur, për të cilën ua kanë lakmi shumë popuj, japonezët po ndihen përditë e më të dëshpëruar, më të shqetësuar dhe shpirtërisht më të zbrazët e të trishtuar. Këtë zbrazëti, që po i mundon shumë, ata po përpiqen ta plotësojnë me pije të ndryshme alkoolike, me narko­tikë të lloj-llojshëm dhe me marrëzira të ndryshme.



Frytet e kësaj jete të shfrenuar më tepër po i “gëzon” rinia, dhe si pasojë e kësaj janë krimet e përditshme, vrasjet, dhu­ni­met, e sidomos vetëvrasjet tepër tragjike, me pasoja afat-gjata për familjet, rre­thin dhe mbarë shoqërinë...!



Por, me gjithë këto probleme e shqetësime të shoqërisë japoneze, që po e trondisin mbarë shtetin, fatmirësisht ka indi­vidë dhe grupe të veçanta të pro­fesioneve të ndryshme që kanë gjetur kuptimin e jetës, sigurinë dhe shpëtimin! Por, ku? Në Fenë Islame!



Njëri nga këta është profesori i etnologjisë nga Tokioja, Mu­ham­med Sulejman Takeuchi, i cili është anëtar i Shoqatës së Etno­logëve Japonezë, me qen­dër në kryeqytet. Muhammed Sulej­man Takeuchi, ky etnolog i shquar, pasi e pranoi Fenë Isla-me, për mjetet e informimit, që ishin aq kureshtare, dha këtë deklaratë:



“Së pari e falënderoj All-llahun, se me ndihmën dhe dasha­mirësinë e Tij unë e përqafova Islamin. Tani quhem Muhammed Sulejman Takeuchi. Feja Islame më joshi kryesisht për këto arsye:



1. Unë gjeta një vëllazërim të vërtetë ndërmjet besim-tarëve.



2. Feja Islame ofron zgjidhje praktike për të gjitha prob­lemet e jetës.



3. Balancimi i materiales dhe shpirtërores po­thuajse më detyroi që ta pranoj këtë fe të përsosur.



Vëllazëria islame nuk njeh dhe nuk pranon pen­gesa, kufij kom­bëtar, gjuhësor, racor, etnologjikë etj. Aq më tepër, Feja Islame nuk i takon vetëm një grupi të veçantë, por është një fe për mbarë njerëzi­min, qoftë nga Pakistani, India, Afganistani, Kina, Japonia apo nga vendet arabe... Shkurt, është një be­sim ndërkombëtar, ku të gjithë do të gjejnë shpëtim!



Feja Islame është e pastër dhe natyrore. Gjatë 14-të she­kuj­ve, që kur filloi t’i shpallet Pejgamberit Muhammed (a.s.), ajo plotëson çdo nevojë në çdo vend, në çdo kohë, për çdo bashkësi, për çdo gjene­ratë... Historia është dëshmitare për kontributin ma­dhështor që ka dhënë Feja Islame në zhvillimin dhe për­pari­min e njerëzimit në shumë sfera të jetës...



Ndryshe nga besimet e tjera, në Fenë Islame rruga për në shpë­tim kalon nëpërmjet jetës shoqërore, du­ke nxitur bashkë­pu­nimin dhe mirëkuptimin për të mirën e përbashkët.



Unë kam njohuri edhe rreth religjioneve të tjera, si rreth Budizmit dhe Krishtërimit. Këto dy re­ligjione na mësojnë e na porosisin, ndër të tjera, që jetën shoqërore, jetën e kësaj bo­te të përkohshme, mos ta përfillim fare...! Disa sekte budiste i kanë ndërtuar tempujt e tyre fetar nëpër vende malore, ku mund të shkohet me shumë vështirësi. Po ashtu, shumë të krishterë i kanë themeluar manastiret e tyre në vende të vetmuara, të izoluara nga populli...



Kurse në Fenë Islame nuk kanë ndodhur gjëra të këtilla, me­që xhamia është kudo: në mes të fshatit, në zemër të çdo më­halle, në mesin e tregut të çdo qy­teti. Të gjithë besimtarët muslimanë e ndiejnë gëzimin e kënaqësinë e namazit pesë herë në ditë, që është një nga shtyllat kryesore të fesë...



Sot jeta në Japoni, edhe pse është vendi më i zhvilluar, më i industrializuar dhe më i përparuar, vazhdimisht keqësohet dhe var­fërohet në aspektin shpirtëror... Në Japoni po ecim gjur­mëve të Evropës materialiste dhe, si rezultat i kësaj jeta jonë është gjithnjë e më e pakuptimtë, më e pakënaq­shme, jemi më të shqetësuar e më të dëshpëruar...!



Lavdi All-llahut të Madhërueshëm, unë e gjeta shpëtimin në Fenë Islame. Jam një besimtar i ri që e pranova këtë fe para dy vje­­tëve, por që e njoh nga ana teorike dhe praktike. Dhe me të vërtetë jam i kënaqur! Dëshmoj se s’ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij!”
 
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja