Mish viçi i pjekur

25/10/2008 17:12

 

Përbërësit për 2 persona:

• 300 gr. mish viçi i pjekur
• 200 gr. qepë
• 1 lugë gjalpë
• sos domatesh
• 2 lugë të vogla vaj
• 2 lugë të vogla sheqer pluhur
• 50 ml verë e kuqe
• 25 ml uthull
• kripë, piper
• bar kamfuri*


Përgatitja: 20 min

Pastroni qepët. Lërini me ujë të zier për disa minuta. Pritini qepët në dysh ose në katërsh sipas madhësisë. Nxehni gjalpin dhe vajin në një tenxhere dhe zverdhni qepët. Pudrosini me sheqer dhe lërini të karamelizohen për disa minuta. Shtoni mishin e pjekur në tenxhere dhe shuajeni me verë dhe uthull deh sos domatesh. Hidhini kripë, piper. Lëreni të ziejë i mbuluar në zjarr të avashëm për 40-45 min. Lëngu duhet të jetë i trashë. Priteni mishin e pjekur në feta dhe vendoseni në pjatë. Servireni me salcën e qepëve përreth dhe bar kamfuri.

*Bar kamfuri (Artemisia abrotanum) është bimë në familjen e Pelinit. Rritet buzë lumenjve dhe përrojeve dhe nëpër djerrina, me lartësi deri një metër. Kultivohet edhe në kopsht. Ka lule të verdha.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja