LUTJE, POEZI NGA RABIA EL ADEVIJJA
02/01/2009 19:05RABI’A EL-ADEVIJJA (717-801) L U T J E O Zot, Nëse unë të lutem, Nëse unë të adhuroj, Nga frika e xhehenemit Që të shpëtoj, Më digjë-në zjarrin e tij Qysh tani! O Zot, Nëse unë të lutem, Nëse unë të adhuroj, Nga shpresa për Xhennet, Që aty të hyjë, Qysh tani, M’i mbyllë dyert e Tij! Por, unë të lutem, Unë Ty,o Zot, të adhuroj, Vetëm pse të dashuroj. Atëherë, me falje të ndershme, Më falë mëshirën Tënde, Mëshirën Tënde të përhershme, Që t’a shoh Bukurinë e Shkëlqyeshme, Bukurinë Tënde të Madhërishme! Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
———
Back