Kush duhet te Agjeroj!

16/08/2008 15:36

 

Agjërimi i Ramazanit është obligim për cdo musliman mashkull ose femër,që i plotëson këto kushte:
1.të jetë mentalishtë dhe fizikisht i shëndoshë,që d.m.th të jetë normal dhe i aftë.
2.të ketë hyrë me moshën e pubertetit dhe pjekurisë,e cila është përafërsishtë rreth 12,14 vjet..Fëmijët nën këtë moshë duhet të inkurajohen të fillojnë këtë praktikë të mirë në shkallë më të lehtë,kështu që ata kur të arrijnë moshën e pubertetit,do të jenë mentalisht dhe fizikisht të përgatitur që ta kryejnë agjërimin.
3.të jetë i pranishëm në një venbanim:në shtëpi,në qytet apo në vende pune.Kjo do të thotë   për të mos qenë në udhëtim rreth 50 mile e më shumë.
4.të jetë i sigurte se agjërimi është vështirë të mbahet,dhe nuk i shkakton   dëm fizikë dhe mental,të tjerat janë reagime normale si:uria,etja ,etj.

Hit Counter by Digits

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja