Historia e Shuajbit

01/07/2008 11:30

KRIMET DHE AUDHURIMET E POPULLIT TE MEDJENIT

 

Populli i Medjenit ishte një popull i ulët,mashrrues dhe i pabesë.Disa nga punët e tyre të fëlliqura ishin:
-Mashtrimi në matje dhe në peshore,
ngaqë profesioni tyre ishte shitëblerja,ata mashtronin në peshë çdokënd,që vinte për të blerë.
-Padrejtësia në vlerësimin e mallrave të të tjerëve.Kur ata donin të blinin diçka,i sajonin mallit shumë mangësi,që ta merrnin me çmim më të lirë.
Shitësit u besonin dhe ua shisnin me çmim më të ulët.Por,kjo është një mashtrim dhe padrejtësi,që u bëhej njerëzve dhe pa dyshim,kjo vepër është e urryer tek Allahu i madhëruar.

-Prerja e rrugës së udhëtareve.Ata nuk mjaftoheshin me sa thamë,por i plaqkisnin kalimtarët dhe i grabitnin paratë dhe çdo gjë me vlerë.

-Adhurimet e tyre.Sikurse edhe popujtë e tjerë para tyre,ata audhuronin idhujt.Qëllimi i tyre kryesor ishte pasuria,kënaqësitë dhe grumbullimi i arit dhe i argjentit.Për t'i drejtuar në rrugën e drejtë,Allahu dërgoi tek ata Shuajbin.

SHUAJBI A.S THERRET POPULLIN E TIJ NE BESIMIN E NJE ZOTI DHE I NDALON NGA TE KEQIJAT

Shuajbi filloi ta thërriste popullin në besimin dhe adhurimin e një Zoti,si dhe të ndalonin së kryeri vepra të shëmtuara.

Së pari,i thirri ata në adhurimin e Allahut si Zot i vetëm,dhe u tha:"O populli im adhuroni Allahun,ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij".

Së dyti,u kërkoi atyre të hiqnin dorë nga mashtrimi në matje dhe peshim duke u thënë:"Mos mashtroni në matje dhe peshim!".

Së treti,i urdhëroi të jenë të drejtë në mardhëniet ndërmjet njerzëve,dhe u tha:"Mos u bëni padrejtësi njerëzve në vlerësimin e mallrave të tyre!".

Së fundi, u kërkoi të mos sjellin çrregullime dhe të heqnin dorë nga plaçkitja e udhëtarëve.

SHUAJBI DEBATON ME POPULLIN E TIJ

Populli i Medjenit nuk iu përgjegj thirrjes së Shuajbit dhe iu drejtua atij me këto pyetje.O Shuajb pse nuk na lë të adhurojmë ato që adhuronin baballarët dhe gjyshërit tanë?Dhe pse na urdhëron që të braktisim pasurinë?

Shuajbi me pak fjalë iu përgjigj:Besimi dhe ndjekja e rrugës së Allahut është më e mirë se pasuria dhe gjithqka e juaja.

Ata nuk besuan në thirrjen e tij,përveç një grupi të vogël,që për këtë arsye iu nënshtrua persekutimit dhe dhunës nga populli i shturur i Medjenit.

Shuajbi nuk u bë pesimist nga ajo që i ndodhi,por vazhdimisht rikujtonte ata për dënimet e popullit të Nuhut,Lutit,Adit dhe Themudit.Ata bënin sikur nuk kuptonin dhe thoshin:" O Shuajb ,ne nuk e kuptojmë të shumtën e atyre që thua dhe ne të konsiderojmë ty të dobët në mesin tonë!".

Por Shuajbi iu përgjigj:"Zoti im di gjithçka që ju beni".

DENIMI I POPULLIT TE MEDJENIT

Shuajbi u mundua me gjithë shpirt ta drejtonte popullin e tij në rrugë të drejtë,por ata jo vetëm e refuzuan thirrjen e tij,por e kërcënuan atë së bashku me grupin e tij.Nuk vonoi shumë dhe Shuajbi e braktisi popullin e tij dhe u tha:"O populli im!Vërtet unë ju kumtova porositë e Zotit tim,ju dhashë këshilla prandaj nuk kam pse brengosem për një popull që nuk besoi!".

Dënimi i tyre ishte një britmë dhe dridhje e fuqishme,që i vdiç që të gjithë,përveç besimtarëve.Jobesimtarët e padrejtë i kapi britma e tmerri,duke u gdhirë kufoma të gjunjëzuara.Thuhet se Allahu i madhëruar e denoi popullin e Medjenit me tri lloje dënimesh:

-Së pari,në shtëpinë e tyre erdhi një dridhje e fuqishme,që i detyroi të dilnin prej tyre të frikësuar.

-Porsa dolën,i kaploi një i nxehtë i madh,

-Më pas,atyre iu shfaq një hije ku i thuhej:"Ejani nën hije që të gjeni freski!",por kur ata hynë,ndodhi një gjëmim i tmerrshëm nga i cili vdiçën që të gjithë.

SHUAJBI DHE POPULLI I EJKES

Pas shkatërrimit të popullit të Medjenit,Allahu e dërgoi Shuajbin tek populli i Ejkës.Populli i Ejkës jetonte afër tokës së Medjenit.Ata vepronin njëlloj si populli i Medjenit.Nisur nga kjo,Allahu ua dërgoi Shuajbin,që ti këshillojë dhe ti udhëzonte në rrugë të drejtë.

Edhe populli i Ejkës e konsideronin Shuajbin si gënjeshtarë.Kur ai u tha:"A nuk keni frikë?Unë jam i dërguar tek ju,jam i besueshëm!Kini frikë Allahun dhe më dëgjoni mua!Unë nuk ju kërkoj shpërblim,shpërblimi im është prej Zotit të botrave!Matni pa hile,e mos mashtroni në peshore!Tregohuni të drejtë në vlerësimin e mallrave të të tjerëve,e mos bëni shkatërrime!".

Por fatkeqësisht ,ata sikurse edhe populli i Medjenit,nuk ia vunë veshin.

Megjithatë,Shuajbi nuk ndaloi së thirruri popullin e Ejekës në besimin e një Zoti,por ata sërish nuk e dëgjuan.Për këtë arsye,Allahu u dërgoi atyre për shtatë ditë me rradhë nxehtësi të padurueshme,e cila i shkatërroi të gjithë.

Tregohet se Shuajbi e martoi vajzën e vet me profetin Musa.Më pas,së bashku me gruan e vet udhëtoi drejtë Mekes,në të cilën edhe vidiç në moshën 140 vjeç.Varri i tij ndodhet afër "Xhamisë së shenjtë " në Mekke.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja