Historia e Musait

01/07/2008 11:01

Priftërinjët dhe magjistarët e kishin paralajmëruar Faraonin se nga populli i Izraelit do të lindte një djalë,që do të sillte shkatërrimin e tij.Prandaj,Faraoni urdhëroi që të vritej çdo djalë,që do të lindte nga populli i Izraelit.

 

Populli i Faraonit kërkoi nga ai që të mos bënte një gjë të tillë,ngaqë për të do të ishte humbje e madhe,sepse ata i shfrytëzonin izraelitët për shërbime të ndryshme.Faraoni iu përgjigj kërkesës së tyre dhe vendosi që , një vit të vriste e vitin tjetër të mos vriste.E kështu ai vrau shtatëdhjetëmijë fëmijë.Ndodhi që,vitin në të cilin nuk vritej,lindi Haruni,vëllai i Musait dhe vitin tjetër,pra atë të vrasjes,lindi Musai.Pas lindjes së Musait,Allahu i madhëruar e urdhëroi nënën e tij që të bënte një arkë të vogël e ta vendoste Musain mbrenda saj dhe më pas ta lëshonte arkën në lumin Nil.Dallgët filluan ta merrnin arkën e vogël sa një anë në tjetrën,derisa zuri vend në mesin e pemëve të pallatit të Faraonit.Motra e Musait,Mirjami, e ndiqte arkën nga pas,të mësonte se çfarë do bëhej me vëllanë e saj.

Në këtë kohë,vajza e Faraonit zbriti në lumë që të lahej.Aty pranë,ajo pa arkën dhe menjëherë thirri një ushtarë,të cilin e urdhëroi ta hapte.Në arkën e hapur ishte një foshnjë e vogël,që po qante.Ajo e mori foshnjën me vete në pallat.Kur Faraoni e pa ,dyshoi se ky do të ishte një nga fëmijët e izraelitëve dhe urdhëroi që të vritej.Por gruaja e tij nuk la që ta vrisnin,se ndoshta do të përfitonin nga ai,duke kërkuar që fëmijën ta adoptojnë,ngase ata kishin vetëm vajza dhe asnjë djalë.

KTHIMI I MUSAIT TEK NENA E TIJ

Mirjami,motra e Musait,hyri në pallatin e Faraonit që të merrte ndonjë lajm për vëllanë e saj dhe gjeti gruan e Faraonit të mërzitur e të pikëlluar.Pyetjes se pse qe e mërzitur,ajo iu përgjigj se Musai nuk pranonte të pijë nga gjiri i asnjërës prej grave të pallatit.

Mirjami i tha asaj,se njihte një grua,së cilës ndoshta,Musai nuk do tia refuzonte gjirin.Dhe menjëher ajo lajmëroi nënën e saj dhe së bashku u drejtuan për tek pallati i Faraonit.Ajo u gëzua shumë që pa të birin dhe filloi ta ushqente dhe të kujdesej për të.

Ndërkohë,askush nga familja e Faraonit nuk e dinte se ajo ishte nëna e vërtet e Musait.

MUSAI VRET NJE NGA EGJIPTIANET

Kur Musai u rrit,ai hipte në anijet e Faraonit dhe vishej me rrobat e tyre.Në atë kohë ai thirrej me nofkën"Djali i Faraonit" dhe Asija,gruaja e faraonit e donte shumë,sikur të ishte djali i saj.

Njëherë ndodhi historia që do ju tregojmë më poshtë:

Musai shkoi në një fshat që quhej"Menef".Në këtë fshat,ai hyri në mesditë,kur në rrugë s'kishte njeri dhe të gjittha tregjet ishin mbyllur.Aty pa dy burra që po përlaheshin me njëri-tjetrin.Njëri nga ata ishte egjiptian,ndërsa tjetri ishte hebre,nga populli i Musait.

Hebreu i kërkoi mdihmë Musait,i cili pa u menduar mirë iu përgjigj kërkesës së tij dhe e goditi egjiptianin me grusht.Mirpo, grushti i tij ishte aq i fortë,sa egjiptiani menjëhere gjeti vdekjen.Musai u pendua nga veprimi që bëri dhe pati frikë nga përhapja e lajmit tek egjiptianët dhe nga hakmarrja e tyre.Por nuk zgjati shumë dhe lajmi u përhap në qytet.Egjiptianët ngulmonin që të hakmerreshin,sepse ai kishte vrarë një nga njerëzitë e tyre.Për këtë arsye,Musai u largua nga ai qytet dhe emigroi për në Medjen.

ALLAHU DERGON SHPALLJEN PER THIRRJEN E FARAONIT DHE POPULLIT TE TIJ

Në Medjen,Musai u martua me vajzën e profetit Shuajb.Pasi qëndroi disa vite në Medjen,Musai së bashku me gruan shtatëzëne u drejtua për në Egjipt.Gjatë rrugës,ata u ulën për të pushuar.Ndërkohë,Musai pa nga larg një zjarr të madh dhe u nis drejt tij,që të merrte disa thëngjij për të gatuar diçka.Por për çudi kur mbërriti pranë vendit,nuk gjeti zjarr të vërtet,por dritë që vinte nga qielli.Musai qëndroi i quditur nga ajo që ndodhte.Ai dëgjoi një zë që e thërriste:"O Musa! Vërtet unë jam Zoti yt! Hiqi sandalet,se je në luginën e shejntë Tuva! Une të zgjodha ty,prandaj dëgjo mirë se ç'po të shpallet!".Pra ishte Allahu i madhëruar që kishte zbritur një dritë në atë vend,duke i thënë Musait se e kishte zgjedhur si profet.Ai e urdhëroi Musain që të shkonte te Faraoni e ta thërriste në besimin e një Zoti të vetëm,si dhe ti fliste atij butë,që ti kujtonte madhështinë krijuese të Allahut dhe mirësitë e tij të shumta,Si provë për të vërtetuar se Musai ishte profet i Zotit,Allahu i kishte dhënë dy mrekulli:e para ishte dora e Musait do të ndriçonte si llambë;ndërsa e dyta ishte se shkopi i Musait mund të kthehej në gjarpër,sapo ta lëshonte në tokë.

Musai i kërkoi Allahut që ta ndihmonte,duke e bërë profet edhe vëllanë e tij Harunin,të cilin do ta kishte si ndihmës.Zoti ia pranoi kërkesën,kështu që edhe Haruni u bë profet.

MUSAI E FTON FARAONIN DHE POPULLIN E TIJ NE BESIMIN E NJE ZOTI

Pasi u kthye në Egjipt,Musai hyri në pallatin e Faraonit,së bashku me të vëllanë,Harunin,që ishte ministër dhe ndihmës i tij.Kur e pa Musain,Faraoni i tha:"Cfarë dëshiron o Musa?"Musai iu përgjigj me butësi e ëmbelsi:"Unë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë".Faraoni i tha:"E kush na qenka Zoti yt?"

Musai iu përgjigj pa frikë:"Eshtë Zoti i baballarëve,i gjyshërve dhe i stërgjyshëve tuaj."

Kur Faraoni i dëgjoi këto fjalë nga Musai,i tha me mosbesim:"Cfarë faktesh ke për këtë?!. Musai nxori dorën nga xhepi dhe ajo ndriqoi si të ishte llampë.

Pastaj hodhi shkopin e vet në tokë dhe ai u shëndrua në gjarpër.Atëher,Faraoni u kthye i nervozuar nga njerëzit dhe u tha:"Ky është ose magjistar,ose i çmendur!"Dhe të nesërmen,Faraoni e shpalli në të gjithë Egjiptin,se ai vetë ishte zotë i njerëzve.Për të sfiduar Musain,Faraoni u bëri thirrje të gjithë magjistarëve të Egjiptit,që të mblidheshin në pallatin e tij dhe të vërtetonin se magjia e tyre ishte më e fortë se mrekullia e Musait.Musai e pranoi sfidën dhe caktuan një takim.

Ditën e takimit,në oborrin e Faraonit kishin ardhur magjistarët më të zotë të Egjiptit dhe i premtuan atij se do ta mposhnin Musain,ndërsa Faraoni u premtoi shpërblim të madh po të dilnin fitimtarë.Musai,pa iu trembur syri i lejoi ata që të fillonin të parët.Magjistarët hodhën disa litarë,të cilët ju dukën njerëzve të pranishëm sikur u kthyen në gjarpërinjë,po ky ishte vetëm një iluzion.

Ndërkaq,Musai lëshoi shkopin e tij,i cili u kthye në një gjarpër të vërtet dhe filloi ti kollufiste litarët,që njerëzve u ngjanin si gjarpërinjë.Kur panë këtë,magjistarët e kuptuan se Musai nuk bënte magji,por ajo ishte mrekulli nga Zoti,ndaj i besuan Musait dhe iu përulën Allahut.Faraoni i zemëruar u tha:"Kush ju dha leje të besoni?! Po nuk hoqët dorë nga besimi do tju kryqëzoj!" . Por magjistarët që tashmë ishin bërë besimtarë,i thanë me guxim:" Me këto prova që pamë,ne nuk heqim dorë nga besimi dhe i lutemi Zotit të na falë për magjinë,që ti na detyrove ta bëjmë". Kështu pra magjistarët besuan,ndërsa Faraoni vazhdoi të ishte mendjemadh dhe kokëfortë.

Musai nuk rreshti së thirruri Faraonin në besimin e një Zoti.Ai bëri edhe mrekulli të tjera,duke i kërkuar Faraonit që ti lironte izraelitet nga skllavëria,por fatëkeqësisht e gjithë kjo nuk i vlejti Faraonit,përkundrazi,ai vazhdoi në rrugën e tij të humbjes.Tashmë kishte ardhur koha që Faraoni të dënohej për padrejtësitë e tij.

ALLAHU NDESHKON FARAONIN DHE USHTARET E TIJ

Allahu e urdhëroi Musain,që të nxirrte nga Egjipti të gjithë izraelitët,sepse së shpejti do të dërgonte një dënim të madh mbi Faraonin dhe ushtarët e tij.

Pas këtij urdhëri,Musai e mori popullin dhe u drejtua për në bregun e Detit të Kuq,që nëpërmjet tij të dilnin në Palestinë.Faraoni dhe ushtarët e tij i ndoqën nga pas dhe gati po ia arrinin.Kur mbërritën në bregin e detit,populli i frikësuar i tha Musait:"Detin e kemi para dhe Faraonin prapa,çfarë të bëjmë?!"

...Në ato çaste,Musai mori urdhër nga Allahu që ta gjuante detin me shkopin që kishte me vete.Kur i ra bregut të detit me shkop,para tij u hap një udhë në mes të detit,nëpër të cilin populli do të ecte për në bregun tjetër.Pas tyre filloi të ecte edhe faraoni me ushtarët e tij.Sapo Musai me popullin e tij arritën në bregun tjetër,Allahu e përmbyti detin mbi Faraonin dhe ushtarët e tij.Në ato momente,Faraoni thirri:"O Musa,unë të besoj ty dhe Zotin tënd!"Por Musai iu përgjigj:"Tani o Faraon,që e ke vdekjen para syve?!!!"

Në këtë mënyrë Allahu e mbyti Faraonin me ushtarët e tij dhe e shpëtoi Musain dhe popullin e tij.Pra,ky është fundi i çdo keqëbërsi që krenohet dhe mban veten si Zot,që i vret të varfërit, e keqtrajton popullin dhe nuk e kanë frikë Allahun

Pas vdekjes së Faraonit,Musai qëndroi me popullin e izraelitëve,duke i udhëhequr dhe i këshilluar derisa vdiç në moshën 140 vjeç.Izraelitët nuk i bënë atij një varr dhe peër këtë arsye nuk njihet varri i tij.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja