Historia e Hudit

01/07/2008 11:32

BANESAT E POPULLIT TE ADIT DHE ADHURIMI I TYRE

 

Banesat e popullit të Adit ndodheshin në tokën e quajtur Ahkaf,që ndodhet në Jemen dhe domethënia është:rërë e dendur,ku sot vërejm se shumë nga banesat e popullit të Adit janë në shkretëtira,në vende ku nuk ka asgjë përveç rërës së nxehtë e përvëluese.

Populli i Hudit ishte popull me shtat të lartë dhe të fortë,tokat e tyre ishin pjellore e të mbushura me begati,por ata shquheshin si popull i egër dhe grabitqar,që shkaktonte dëme e shkatërrime.

Përsa i përket adhurimit,ata adhuronin idhuj dhe gjëra të tjera të pavlera,sikurse populli i Nuhit.Thuhet se ata morën një idhull dhe e bënë Zotin e madh të tyre duke e quajtur"El-Hetar".Ishte ky shkaku,që Allahu e dërgoi Hudin,që ti rikthente ata në besimin e një Zoti të vetëm,Allahut.

HUDI DHE POPULLI I TIJ

Hudi e thirri popullin e tij në adhurimin e një Zoti,ashtu sikurse e bëri edhe profeti Nuh.Së pari ai filloi ti njihte njerëzite me mirësitë që Allahu iu kishte dhuruar dhe u tha:"Ju ndërtoni në çdo kodër ndërtesa me shpenzime të panevojshme,sikur do të rroni përgjithmonë.Kur rrëmbeni,rrëmbeni mizorisht.Prandaj kijeni frikë Allahun e më dëgjoni mua!Kijeni frikë atë që ju paisi me të gjitha mirësitë,ato që ju i dini vetë,siç janë fëmijët,begatitë,kopshtet e burimet e ujit etj.

Unë kam frikë vërtet se ju do të dënoheni në një ditë të madhe".

Më pas Hudi u kujtoi atyre se si Allahu i dha trupa të mëdhenj e të shëndetshëm dhe u dhuroi tokën pas popullit të Nuhit.Gjithashtu ai i këshilloi ta kujtonin gjithmonë Allahun,i cili krijoi dhe i begatoi me mirësitë e Tij.

Në këtë mënyrë,ata ishin të detyruar adhurimin vetëm Zotit të vërtet,Allahut por më kot,ata e pëgënjeshtruan dhe refuzuan të punojnë sipas këshillave të tij.Nuk mjaftuan me kaq,por e akuzuan Hudin për mendjelehtësi dhe i thanë:"Ne po shohim se ti je mendjelehtë dhe të konsiderojmë gënjeshtarë!".

Por,Hudi iu përgjigj:"O populli im,unë nuk jam mendjelehtë,por jam i dërguar prej Zotit të botrave.Jam i dërguar,që t'ju komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe të jem këshillues besnik për ju".

Por ata e akuzuan se ishte i çmendur dhe i thanë:"Ne themi se dikush prej zotave tanë të ka goditur dhe të ka çmendur".Ndërsa Hudi iu përgjegj me këto fjalë:"Unë kam dëshmitarë Allahun,por ju dëshmoni se une jam larg nga idhujtaria juaj".

Kur pa se populli i vet po e mohonte, u tha:"Unë kam frikë vërtet se,ju do të dënoheni një ditë të madhe"Më pas i lajmëroi,se nëse vazhdonin në këtë rrugë,Allahu do tju dërgoj një dënim të madh,por ata thanë:"Nëse je i sigurt,na e sill qysh tani dënimin,me të cilin po na kërcënon".

DENIMI I POPULLIT TE HUDIT

Kur dëgjoi këto fjalë,Hudi iu përgjegj:"Vetëm Allahu e di se kur do tju vijë dënimi,ndërsa unë vetëm po ju tregojë atë ç'më ka thënë Ai.Por po shoh se ju jeni popull injorant!".

Pas kësaj,Allahu ua ndërpreu shiun dhe ujin.Kjo gjendje vazhdoi afërsisht 3 vjet të njëpasnjëshëm,derisa ata u rraskapitën nga etja e madhe.Pastaj filluan të endeshin në çdo vend për të këkuar ujë,por përpjeket e tyre ishin pa rezultat.Në ato momente,Hudi i kujtoi ata edhe një herë se askush nuk do ti shpëtoj dënimit,nëse nuk besojnë në një Zot dhe nuk e braktisin adhurimin e idhujve.Por për çudi, edhe ky dënim nuk i bindi ata,përkundrazi ua shtoi kokëfortësin dhe ligësinë.Shpirtëligësia ua verboi mendjet e zemrat dhe i mbushi me mosbesim ndaj thirrjes së Hudit.

Ata vazhduan kështu,derisa Allahu dërgoi kundër tyre një erë të fuqishme për shtatë net e tetë ditë rresht,e cila ia shkatërroi dhe ua bëri trupat si të ishin tungje të zgavruara palmash.Thuhet se,kur ata e panë erën e fuqishme,filluan të hynin në shtëpitë e tyre dhe ti mbyellnin dyert e dritaret,por era i hapte duke përmbysur gjdo gjë.Ata mbetën të fundosur shtatë netë e tetë ditë poshtë rërës.Më pas Allahu ua mori shpirtat dhe era i hodhi ata në det.Ndërsa Hudi,bashkë me ata që besuan u futën në një banesë dhe nuk i preku era,pra nuk i preki dënimi i Zotit.

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja