HATEM HOURI, gazetar (Bejrut, Liban)

08/10/2008 15:24

Vlerat shpirtërore të Fesë Islame po i përshtaten natyrës nje­rëzore edhe në këtë kohë të zhvillimit spektakular dhe arritjeve të larta shkencore. Thirrjes Islame po i përgjigjen po-zitivisht individë e grupe të tëra nga të gjitha anët e botës. Këto ditë, listës së gjatë të besimtarëve muslimanë iu shtua edhe një libanez nga Bejruti, kryeqytet i Libanit.



Hatem Houri, me profesion gazetar dhe pronar i një agjencie të lajmeve (Arab News Agency), dekla­roi se e pranoi Fenë Islame. “Arsyet kryesore që ndi­kuan që ta pranoj Fenë Islame - thotë ky musliman i ri - janë: Vlerat e larta të Islamit të cilat të udhëzojnë në rrugë të Zotit, që të përpiqesh për drejtësi e liri.



Isha i krishterë dhe porsa e kuptova se Krishtë­rimi është bërë mbulesë e kryqëzatave të reja për kolonizimin e popujve, sikurse edhe qëllimi i cionistëve, u paraqita në Zyrën e Vëlla­zëri­mit Arab (The Arab Brotherhood Office) në Bejrut dhe dekla­rova me gojë e me shkrim se e pranoj Fenë Islame.”



Hatem Houri, në deklaratën e tij me shkrim se e përqafon Isla­min, shënoi: “Ngase jam besimtar i Fesë Islame dhe i Mesa­zhit të Pejgamberit Muham­med (a.s.), që është Vula e Pejgam­berëve, deklaroj se e pranoj Islamin. Dëshmoj se s’ka zot tjetër përveç All-llahut, se Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij dhe se Feja e Vërtetë tek All-llahu është Islami.”



Kjo deklaratë e thjeshtë, siç është e thjeshtë edhe Feja Isla­me e besimtarit të ri Hatem Hourit, për pranimin e Islamit bëhet në praninë e dy dëshmita­rëve të quajtur: Muhammed El Faituri, për­faqësuesi i “The Arab Brotherhood Office” dhe Tahir Al Arabi, përfaqësuesi i Institutit Arab për Zhvillim nga Bejruti.



Vëllait të ri në besim i urojmë paqe, fatbar­dhë­si, përparim e lumturi!
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja