Filetë pule me djathë të bardhë

25/10/2008 17:15

Materialet për 6 persona

● 1 filetë pule (gjoks, pa lëkurë dhe kocka)
● 250 gr. djathë i bardhë i copëtuar
● 4 lugë gjelle vaj ulliri
● 1 qepë e prerë hollë
● 1 tufë selino* e prerë hollë
● 1/2 lugë kafeje rigon*
● lëng nga 1 limon
● kripë, piper i sapobluar

Përgatitja

1 - E rrihni fileton me çekiçin e kuzhinës. I hidhni kripë e piper dhe vendosni mbi të djathë të bardhë.
2 - Skuqni qepen dhe selinon derisa të marrin ngjyrë të errët. Shtrini nëpër filetën e pulës qepen e selinon dhe më pas shtoni rigon. E mbështillni filetën në formë cilindrike dhe e skuqni derisa të marrë ngjyrë nga të gjitha anët.
3 - Më pas, fileton e mbushur e vendosni në tepsi që nuk ngjit.
Shtoni pak ujë të nxehtë e menjëherë më pas lëngun e limonit.
Zieni ushqimin për rreth 1 orë (të mbuluar me letër alumini). E lini të ftohet dhe e prisni në feta me trashësi 1.5 cm.
4 - E servoni menjëherë, duke e shoqëruar me verë të bardhë.

• Selino është bimë barishtore dyvjeçare, e ngjashme me majdanozin, por me gjethe më të mëdha, e cila mbillet në kopshte dhe përdoret si erz ndër gjellët ose për sallatë.

• Rigoni është bimë barishtore shumëvjeçare me erë të këndshme, me kërcell të hollë, me gjethe të vogla vezake, me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili, që rritet vetvetiu në toka të thata dhe që thahet e përdoret si erz për gjellët

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja