Feja nxit shkencën

01/07/2009 15:08

Www.Nur-Islam.Net Islami është feja e arsyes dhe ndërgjegjes. Një person e dallon të vërtetën e shpallur nga Zoti duke përdorur urtësinë e tij vetjake, por i nxjerr përfundimet nga e vërteta që sheh duke ndjekur ndërgjegjen e tij. Një person, duke përdorur aftësinë e arsyes dhe ndërgjegjes së tij ndërsa vëzhgon veçoritë e një objekti të caktuar në univers, edhe pse mund të mos jetë ekspert në çështje të tilla, do të kuptonte se ai objekt është krijuar nga një Zotërues i Urtësive, Njohurive dhe Fuqive të Mëdha. Dhe, nëse do zbulonte vetëm disa nga mijra faktorët që e bënë jetën të mundur mbi tokë, kjo do të ishte e mjaftueshme për të që të kuptojë se bota ishte projektuar për ta mbajtur jetën në të. Prandaj, ai që përdor arsyen dhe ndjek ndergjegjen e tij, kupton menjëherë absurditetin e thënies se bota u krijua rastësisht. Shkurtimisht, ai që përdor këto aftësi, dallon shenjat e Zotit mjaft qartë. Këtyre njerëzve u referohet një ajet, në këtë mënyrë:

 

Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur e kur janë shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës: “Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!”

(Sure Al’Imran: 191)

 

Në Kur’an, Zoti i thërret njerëzit të mendojnë dhe ekzaminojnë shenjat e krijimit rreth tyre. Profeti Muhamed, i Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të, gjithashtu pëlqente që njerëzit të fitonin njohuri. Ai gjithashtu theksoi se është detyrimi jonë të kërkojmë njohuri. Të lexojmë hadithet e mëposhtme autentike:

 

Të kërkosh njohuri është detyrë mbi çdo Musliman. 1)

Merre dijen dhe njoftoja dhe njerëzve të tjerë. 2)

 

Çdokush që vëzhgon funksionimet e brendshme të universit, gjallesave dhe jogjallesave, dhe heton mbi atë që sheh rreth tij, do arrijë të njohë dhe urtësinë, njohurinë dhe fuqinë supreme të Zotit. Disa nga çështjet, që Zoti i fton njerëzit të meditojnë, janë përmendur në ajetet e mëposhtme të Kur’anit.

A nuk shikojnë ata me vëmendje nga qielli se si mbi ta e kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti? Edhe tokën se si e kemi shtrirë e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura. Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen. Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluar njëri mbi tjetrin.

(Sure Kaf: 6-10)

 

Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast prandaj drejto shikimin përsëri: a sheh ndonjë çarje?

 (Sure el-Mulk: 3)

Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar!

(Sure et-Tarik: 5)

 

A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar? Edhe qiellin se si është ngritur lart? Edhe malet se si janë vendosur? Edhe tokën se si është shtruar?

(Sure el-Gashijeh: 17-20)

 

Siç e tregojnë dhe ajetet e mësipërme, Zoti i shtyn njerëzit të studiojnë dhe ekzaminojnë aspekte të ndryshme të botës si qiejt, shiun, bimët, kafshët, lindja dhe shenjat gjeografike. Një mënyrë për t’i eksploruar këto është, si e thamë dhe më parë, nëpërmjet shkencës. Vëzhgimi shkencor e prezanton njeriun me misteret e krijimit dhe me dijen, urtësinë dhe fuqinë e përjetshme të Zotit. Shkenca është një mënyrë për të arritur një vlerësim të drejtë të Zotit, prandaj, përgjatë historisë, një numër i madh shkencëtarësh, të cilët i kanë shërbyer mjaft njerëzimit, ishin dhe besimtarë të devotë të Zotit.

Burimi:
Kur`ani prin rrugen drejt shkences
Harun Yahya

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja