Dr. ROLF BARON EHRENFELS, shkencëtar, antropolog (Austri)

08/10/2008 15:31

Dr. Rolf Baron Ehrenfels rrjedh prej një famil­jeje shumë të njohur austriake. Është djali i vetëm i shkencëtarit të madh Ba­ron Hristian Ehrenfelsit, the­meluesit të Psikologjisë Moderne Strukturore në Austri, (Modern Structural (Gestalt) Psychology). Që në fëmijëri, Rolf Ehrenfelsi kishte simpati të për­gjithshme e dashuri të veçantë për Orientin, sidomos për botën islame! Motra e tij, poetja e njohur Imma von Bodmershof, e përshkruan këtë simpati e da­shuri të vëllait për Orientin dhe Islamin në librin “Islamic Literature”, botuar në gjuhën angleze më 1953, në Lahore, Pakistan.



Në moshë të re Rolf Ehrenfelsi i bëri vizitë Ball­kanit dhe, ku­do që shkonte, hynte edhe nëpër xhami e falej me besimtarët mus­limanë, edhe pse ishte i krishterë! “Ngado që shkoja” - siç shkru­an ai më vo­në në kujtimet e veta - “muslimanët e Ballka-nit (ndër ta i përmend edhe shqiptarët) më bënin pritje të për­ze­mërt. Kjo më la përshtypje të thellë, ma shtoi edhe më tepër da­shurinë për Fenë Islame, për muslima­nët...” Nuk shkoi gjatë dhe ai u bë musliman, e përqafoi Fenë Islame dhe e ndë­rroi emrin, atë emër që e kishte aq të njohur...! E zgjodhi emrin Umer.



Umer Ehrenfelsi, tani me emrin e ri musliman, shkoi në Nën­kontinentin Indo-Pakistanez me qëllim të veçantë: të hulumtojë çështjet, problemet kultu­rore-historike që kanë lidh-shmëri me statusin dhe pozitën e femrës në shoqëri. Pas këtyre studimeve e hulumtimeve, kthehet në Austri dhe po aty kryen specializimin në antropologji. Universiteti i Oxfordit i boton librin e parë me titull “Studime Antropo­lo­gjike në Indi”.



Dr. Umer Ehrenfelsi pas disa vitesh kthehet për­sëri në Indi dhe vendoset në qytetin Hajdarabad, ku vazhdoi kontributin e tij në fushën e antropolo­gjisë, i ndihmuar në hulumtime të ndrysh­me nga Fondacioni “Wener-Gern Foundation” i Nju-Jorkut.



Vite me radhë dr. Umeri ka qenë drejtor i De­partamentit Ant­ro­pologjik në Universitetin e Madra­sit, ku veprimtaria e tij ori­gjinale në fushën sociale-kulturore-antropologjike është shpër­blyer me medal­je të artë nga “Royal Asiatic Society of Bengali” (Shoqata Mbretërore Aziatike e Bengalit).



Ka publikuar dy vëllime të njohura në rrethet shkencore “General Anthropology”, Delhi, 1941, e po ashtu ka botuar edhe shumë vepra të tjera shken­core, fetare-islame etj.



Por, për ç’arsye vallë, ky emër kaq i njohur dhe me karrierë të shkëlqyeshme u bë musliman dhe pranoi Fenë Islame?
 

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja