Agjerimi ne Islam

16/08/2008 15:37

     

Agjërimi është një karakteristikë,morale dhe shpirtërore në Islam.Në kuptimin e plotë të fjalës,Agjërim do të thotë të përmbajtur "tërësishtë"nga ushqimi,pirja,mardhëniet intime si dhe pirja e duhanit prej syfyrit deri në iftar,gjatë tër muajit te Ramazanit(muaji i nentë sipas kalendarit hënor).Por nëse ne e kufizojmë domethënien e agjërimit në kuptim të drejtëperdrejtë,ne do të bënim një gabim të madh.
Më poshtë janë domethëniet qenësore të agjërimit në Islam:
1 Ramazani i mëson njeriut principin e dashurisë së sinqertë,sepse kur ai e zbaton agjërimin,ai e bën atë për dashurin e thellë të mbrendshme ndaj Zotit.Njeriu që e do me të vërtet Zotin është njeri që vërtet e din se qka është dashuria.
2.Ai e pais njeriun me ndjenjë kreative të shpresës dhe një botë kuptim optimist mbi jetën,sepse kur ai agjëron,shpreson në falje nga Zoti dhe kerkon mirësin e Tij.
3.Ai e mbush njeriun me vyrtyt të sinqertë të devoteshmë risë efektive ,përkushtim të ndershëm dhe afësi te Zoti,sepse kur ai agjëron,ai e bën atë për Zotin dhe vetëm për hirë të tij.
4.Ramazani kultivon te njeriu vigjilencë dhe vetëdije të fuqishme,sepse personi e mban agjërimin në sekret   më mire s e sa në publik.Veqanërishtë në Agjerim ,nuk ka autoritet tokësore për të kontrolluar sjelljet e njeriut ose për ta detyruar   atë në zbatimin e Agjërimit.Agjëruesi e mban Agjërimin për falje nga Zoti dhe për të plotësuar vetëdijen e tij duke qenë besnikë në fshehtësi dhe publik.Nuk ka rrugë më të mirë për të përsosur një vetëdije të fuqishme te njeriu.
5.Ramazani e mbush njeriun me durim dhe vetëmohim,përmes Agjërimit ai ndjen dhembjet e humbjes ,por ai u qëndron atyre durueshëm.
6.Ai është një mësim efektiv në përqëndrim,vetëpermbajtje dhe forcën e vullnetit.
7.Agjërimi gjithashtu i siguron njeriut një shpirtë të sinqertë me mendje të kthjellët dhe trup të ndritur.
8.Ai i tregon njeriut rrugën e re të ruajtjes së diturisë.
9.Ramazani i jep mundësinë njeriut të kontrollojë mjeshtërinë e përshtatshmërisë.Ne lehtë mund të kuptojmë se qështja e zbatimit të Agjërimit,e bën njeriun të ndërrojë,rrjedhën e jetës së   përditshme të tij.
10.Ai e ngulitë fortë një disiplin dhe mbijetesë të shëndetshme.
11.Formon te njeriu shpirtëmirësi të vërtet në shoqërinë që i takon,në miqësi dhe vëllazëri,të barabartë para Zotit me mirë se para ligjit.
12.Ramazani është një porosi nga Zoti për vetë-qetësi dhe vetë disa muslimanë ,mjerishtë,nuk e zbatojnë Agjërimin ose më mirë të themi e kanë pranuar qëndrimin e të qenit indeferentë.Në anën tjetër,disa nga ata që e zbatojnë atë,nuk e bejnë siq në të vërtet e ka domethënien,dhe si rrezultat përfitojnë shumë pak dobi,në fakt jo të gjitha dobitë.Kjo është pse sot disa musliman nuk ndjenjë kënaqësi,privilegje reale nga Agjërimi.
    Tani me është e ditur se koha e obliguar për Agjërim është muaji i Ramazanit.Koha e zbatimit të Agjërimit ditor fillon para agimit dhe perfundon me perëndimin e diellit.Kuptohet ka kalendarë të cilët tregojne kohën e saktë të agjërimit(vaktia e Ramazanit),në mungesë të këtyre duhet ti referohemi orës dhe pozicionit të diellit,gazetave vendore ose zyreve të institutit metereologjik etj

Agjërimi i Ramazanit është obligim dhe përgjegjësi për cdo musliman të shëndoshë,por ka edhe kohë të tjera kur agjerimi eshte i rekomanduar ne kontestin vullnetar,ashtu siq ka vepruar i Dërguari i Allahut,Muhamedi a.s.Këto janë e hëna dhe e enjëta e cdo jave,ca ditë në sicilin muaj,në dy muajt para ardhjes së Ramazanit(Rexheb,Shaban),gjashtë ditë në përcjellje të Ramazanit pas Fitër Bajramit.Përveq kësaj,ka gjithmonë shpërblim për agjërimin e ndonje   dite të muajve të vitit,në përjashtim të ditës së Bajramit dhe të premteve,ku në rast të tillë asnjë musliman nuk duhet të agjërojë.Megjithatë , ne duhet të përsërisim obligimin e vetëm-agjërimin e Ramamzanit,i cili mund të jetë 29 ose 30 ditë,varësisht nga pozicionet e hënës.Kjo ështe shtyllë e Islamit dhe cdo dështim në zbatimin e tij pa arsye të qëndrueshme është mëkat i rënde tek Zoti.

Hit Counter by Digits

Back

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja