Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Rreth kongresit të Manastirit , SHRKUAN: MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

06/12/2008 12:34
Rreth ”Kongresit të Manastirit”, Profesori Jahja - asgjë nuk tha… (Reagim rreth shkrimit: “Kontributi i klerit katolik në Kongresin e Manastirit”, të prof.dr. Jahja Drançolli, botuar në gazetën ”Koha Ditore”, Koha për kulturë, e shtunë, 8 nëntor 2008.) ”Të gjithë shpirtrat e fortë janë të afërt me njëri-tjetrin”. (Shiler, Pikolomoni) Shkrimet e historianit me prejardhje nga Peja, prof.dr. Jahja Drançolli, gjithmonë i lexoj me vëmendje, me kënaqësi, por shkrimi i fundit i tij më zhgënjeu në tërësi… Pse? Sepse, në dy faqe të gazetës më të lexuar në Kosovë, “Koha Ditore”, Koha për kulturë, ditën e shtunë, 8 nëntor 2008, faqe: 38-39, u botue shkrimi me titull: “Kontributi i klerit...
>>
<< 10 | 11 | 12 | 13 | 14

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja