Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Hoxha Kadri Prishtina (1878-1925)

14/07/2009 08:30
Hoxha Kadri Prishtina ka qenë e do të mbetet një nga figurat e shquara kombëtare, shembulltyrë frymëzimi për çështjen shqiptare. Hoxha Kadriu, përveç se ishte besimtar, ka qenë dijetar, atdhetar, politikan, diplomat, publicist, jurist… Lindi në vitin 1878, në vitin historik, kur u themelue “Lidhja e Prizrenit”, organizata politike-ushtarake, e cila e zgjoi vetëdijën kombëtare në të gjitha trojet shqiptare… Mësimet fillestare i kreu në Prishtinë, në gjuhën turke, ndërsa ato të mesme në Shkup, në shkollën e njohur “Dar ul-Mualimin”. Studimet i vazhdoi në Stamboll, në shkollën e quejtur “Dar-ut-Tedris”, që ishte Shkollë e Lartë Pedagogjike. Atëherë, menjëherë, u regjistrue në Medresenë e...
>>

Hafiz Tahir Kolgjini (1903-1988)

12/07/2009 08:29
Hafiz Tahir Kolgjini ka qenë hoxhë, hafiz, por ka shërbye si mësues, shkrues publik, kryetar bashkie në Kukës e Prizren. Ka qenë prefekt në disa qytete të Shqipnisë, prefekt në Prishtinë, Gjirokastër e Shkodër dhe më në fund Drejtor i Përgjithshëm i Policisë… Ka qenë anti-komunist, atdhetar-nacionalist, por edhe krijues, letrar, poet, studiues, shkrimtar, historian, gjuhëtar… Tahir Kolgjini lindi me 24 Prill 1903, në katundin Lusën të Lumës. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, ku mësuesi i i parë i tij ishte hoxha, Mulla Ademi, nga rrethi Shkupit. Në vitin 1913 shkoi në Stamboll, ku vazhdoi mësimet në shkollën “Sulltan Mahmud”, ku krahas mësimeve e mësoi përmendësh Kur’anin e...
>>

Hasan Efendi Nahi (1905-1991)

09/07/2009 15:55
HASAN EFENDI NAHI (1905-1991) ”Gjakova s’e harron, Gjakova e di, O nur arsimi, Hasan Efendi… Do të jetojë Kosovë e vjetër, Djep i shenjtë i shqiptarisë Do të jetojë me kurora të lavdisë… -Rexhep Hoxha Myderriz Hasan Efendi Nahi ishte njëri prej hoxhallarëve, dijetarëve dhe atdhetarëve më të mëdhenj jo vetëm të Gjakovës, por të mbarë Kosovës. Është djali i Myderrizit, Islam Efendiut Nahi, dijetarit të shquar të Medresesë së Madhe të Gjakovës, që i dha dritë krejt Kosovës. Lindi më 12 mars 1905, në Gjakovë, ku i kreu mësimet fillestare. Po në Gjakovë diplomoi në Medresën e Madhe, ku pas diplomimit, për tri vjet ligjëroi Sintaksën e Gjuhës Arabe, duke e zëvenduar babain,...
>>

Hafiz Fahri Iljazi (1903-1985)

09/07/2009 15:40
Myderrizi, Hafiz Fahri Efendi Iljazi ishte njëri prej hoxhallarëve më të ditur, jo vetëm të Gjakovës, jo vetëm të Kosovës, por ishte një nga më të dalluarit, një nga më të shquarit në nivel kombëtarë, në të gjitha trojet ku ka shqiptarë…. Rrjedh prej një familje të njohur gjakovare , prej së cilës ndër shekuj kanë dalë shumë intelektualë, dijetarë, myfti, myderrizë, hafizë, hoxhallarë, atdhetarë… Fahri Efendi Iljazi lindi në vitin 1903, në Gjakovë. Është djali i myderrizit, Hafiz Iljaz Efendiut, i cili ishte djali i myderrizit, Hafiz Muhamedi Efendiut, i cili ishte njëri nga pesë djemt e Yvejs Efendiut, të gjithë hoxhallarë të njohur, të nderuar, të cilët janë: Muhamed Efendiu, Ismail...
>>

Imam Isa Hoxha (1918-2001)

09/07/2009 15:35
Imam Isa Hoxha ka qenë Imam i Qendrës Islamike Shqiptare-Amerikane në Brooklyn, për shtetet New York dhe New Jersey, e cila u themelue me 12 Nëntor 1972… Lindi me 25 Maj 1918, në Bytyç, rrethi i Tropojës, në Malësinë e Gjakovës. Mësimet fillestare i kreu në Tropojë, ndërsa një vit ishte në Medresën e Madhe të Gjakovës, kurse vitet tjera i vazhdoi në Medresën e Tiranës. Imam Isa Hoxha rrjedhë prej një familje fetare dhe atdhetare, e cila ka qenë në ballë të Lëvizjeve Kombëtare… Gjatë Luftës së Dytë Botërore, familja e madhe e hoxhëve të Bytyçit ka luftue për çlirimin e atdheut kundër pushtuesve fashistë-nazistë dhe pas lufte kundër regjimit komunistë… Isa Hoxha, me kushërinin e tij,...
>>
<< 3 | 4 | 5 | 6 | 7 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja