Biografia

Mexhid Yvejsi lindi me 13 Korrik 1950, në Gjakovë, Kosovë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik,
studioi Gjuhën dhe Letërsinë Angleze.
Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore…
Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj.
Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Europë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…
Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar…
Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze…
Ka botuar 12-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.
Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:
  
”Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup
”Shejh Shefqeti dhe Teqja e Madhe – në shërbim të Zotit, të popullit” 1998, Gjakovë
”Lavdi Zotit-Kosova do të jetojë, 1999, Prizren
”Ilaçi i lumturisë”,  2000, Gjakovë
”Për fe e atdhe”, 2001, Gjakovë
” Kështjellat e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë
”Ylematë e Gjakovës-Mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë
”Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë, etj….

Mexhid Yvejsi jeton, punon dhe vepron në Gjakovë…

Mexhid Yvjesi - Gjakovë

Jeta, Ramazani dhe Kur'ani

19/08/2009 16:44
Të jesh i informuar në mënyrë adekuate, do të thotë të jetosh në mënyrë efikase.” Norbert Wiener, Babai i informatikës moderne. A jeni të informuar në mënyrë adekuate? A jetoni në mënyrë efikase? Si duhet duhet të jetojmë? Këto janë pyetje filozofike. Filozofia bën pyetje të tilla. Filozofia merret me idetë për botën, idetë për njerëzit dhe idetë se si duhet jetuar. Qëllimi i filozofisë është të konceptojë pyetjet e duhura dhe jo të gjejë përgjigjet e sakta. Filozofia e vetme, e pranueshme, e cila i drejtohet “shpirtit” në hemisferën perendimore është pragmatizmi. Pragmatizmi paraqet besimin se e vërteta është relative, ndryshon sipas llogarisë së fitimit ose humbjes. E vërteta matet...
>>

Tahir Efendi Thaçi (1898-1984)

19/08/2009 16:43
Myderriz Tahir Efendi Thaçi ishte njëri prej hoxhallarëve më të respektuar të Gjakovës. Është djali më i madh, prej katër djemëve, i Mulla Himës (Adurrahimit). Të katër djemtë e Mulla Himës ishin hoxhallarë, dy prej tyre ishin hafizë. Emrat e katër djemëve të Mulla Himës janë: Myderriz Tahir Efendiu (1898-1984), Mulla Ragibi (1900-1984), Hafiz Hysniu (1910-1954) dhe Hafiz Selimi(1913-2001). Edhe babai i tyre, Mulla Abdurrahimi, ishte vëllau i tre vëllezërve, të gjithë hoxhallarë. Pra, ky është një rast i rrallë, në dy brezni - tetë hoxhallarë…! Mulla Tahiri lindi në Gjakovë, më 1898. Mësimet e para i kreu në Gjakovë, i vazhdoi në Medresenë e Madhe, kurse i përfundoi në Medresenë...
>>

Mehmed Akif Ersoj

14/08/2009 21:40
Mehmed Akif Ersoj, me prejardhje shqiptare nga katundi Shushicë në rrethin e Pejës, është një figurë e shquar në Turqi, një personalitet i dalluar në shumë lëmi: ishte besimtar, dijetar, akademik, poet, shkrimtar, politikan, pedagog, deputet e njihet në Turqi, si autor i Himnit Shtetëror dhe për këtë admirohet si një shenjëtor… Lindi në Stamboll më 20 Dhjetor 1873. Rrjedh prej një familje besimtare, intelektuale. Është djali i myderriz Tahir Efendiut, një myderriz i njohur në Medresesë e njohur “Fatih” të Stambollit, i cili ka lindur me 1826 në katundin Shushicë, në rrethin e Pejës, ndërsa ka ndrrue jetë në Stamboll në vitin 1888. Mehmed Akif Ersoj, në kujtimet e tij, për myderriz...
>>

Dr. Hasan Adem Kaleshi (1922-1976)

14/08/2009 00:51
Dr. Hasan Kaleshi është një nga figurat më të shquara në vargun e dijetarëve shqiptar, shquhet për kontributin e tij në disa lëmi: Gjuhësi, albanologji, letërsi, histori, etnografi etj.… Hasan Kaleshi lindi me 7 Mars 1922, në katundin Sërbicë, në rrethin e Kërçovës. Rrjedh prej një familje të njohur, besimtare, intelektuale. Gjyshi i tij, Myderriz Ali Efendiu, studimet e larta i kishte krye në Stamboll dhe ishte shumë i nderuar për diturinë e devotshmërinë e tij. Po ashtu, babai i tij, Myderriz Adem Efendiu, kishte studiuar teologjinë në “Fatih”, institucioni më i lartë, më i njohur i kohës në Stamboll. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, ku krahas mësimeve, babai i tij,...
>>

Baba Jusuf Myzyri (1881-1956)

14/08/2009 00:49
“Kur e humb rrugën nji njeri, Të gjithë brengat i mendon, Shok i bahet nji bari, Hajde sonte n’kasollen tonë…” -Jusuf Myzyri Jusuf Myzyri ishte vjershëtar, muzikant, besimtar e këngëtar popullor nga Elbasani, por që në gjithë Shqipninë i doli zani… Lindi në Elbasan në vitin 1881. Rrjedh prej një familje të varfër. Që në vegjëli e në rini ka punue si zanatli. Nuk ka ditë me shkrue as me lexue, sepse asnjëherë në shkollë s’ka pas mundësi me shkue…! Jusuf Myzyri, ndonëse ishte i pashkolluem, rrethanat e jetës ashtu qëlluen, ishte njeri i ditur, i ngritur, i ndritur… Ata që e kanë pas rastin ta shoqërojnë, ta dëgjojnë, kështu tregojnë. Ibrahim Hasnaj, e kishte takuar për herë të...
>>
<< 1 | 2 | 3 | 4 | 5 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja