Poezi

ZOTI ËSHTË NJË, POEZI NGA MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

08/12/2008 17:58
ZOTI ËSHTË NJË Për çdo t’lumën ditë Si me qenë n’pazar Dëgjohet ndër shqiptarë Një fjalë me zarar: Zoti kryetar, Zoti kryeministër, Zoti minister, Zoti deputet, Zoti drejtor, Zoti filani… Sa m’u çuditë Dreqi, shejtani! Sa pak shqiptarë, Kaq shumë hyjni! A ka gjuhëtarë, E shkreta Kosovë!? E mjera Shqipni!? Është një Zot, Zoti është një. Mexhid YVEJSI, Gjakovë  
>>

DASHURIA, FRIKA DHE SHËRBIMI, POEZI NGA SHEJH JAHJA ER-RAZI‏

07/12/2008 14:55
SHEJH JAHJA IBN MU’ADH ER-RAZI (830-871) DASHURIA, FRIKA DHE SHËRBIMI All-llahun e madhëruar Sa e dashuron ti, Aq dashuri kanë Të tjerët për ty. All-llahun e lartësuar Sa frikë e ke ti, Aq frikë kanë Të tjerët për ty. Rrugës së All-llahut Sa i sherben ti Aq të shërbejnë Të tjerët ty… Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovë  
>>

QABJA E MADHNUESHME, POEZI NGA SHEJH MUHAMMED IBN EL-ARABI‏

05/12/2008 12:42
SHEJH MUHAMMED IBN EL-ARABI (1165-1240) QABJA E MADHNUESHME O Shtëpia e Zotit tim, O Dritë e zemrës sime, O freski e syve të mi, O Qabe e All-llahut, O jeta ime, O drejtim’ i lumturisë, O udhëzim’ i fatmirësisë, O zemra ime, Vërtetë –nata e jonë Shpejtë ka kaluar, Por qëllimi i dashurisë Ende s’ka përfunduar… Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovë  
>>

MILIONA HAXHINJ - MILIONA DASHURI... - MEXHID YVEJSI

03/12/2008 13:57
MILIONA HAXHINJ MILIONA DASHURI... Miliona haxhinj Miliona dashuri U nisën, po nisën Nga toka, Deti dhe qielli Atje ku lindi Dielli Për të vizituar Vendin e Shenjtëruar Qaben e Madhëruar Meken e Bekuar Për të zbritur Në Medinen e Ndritur… Miliona haxhinj Miliona dashuri Nga të dy gjinitë Po i lënë shtëpitë Po i lënë foletë Po i lënë atdhetë Me mall, me lot, Por me shpirtin plotë Veç për t’Madhin Zot… Miliona haxhinj Miliona dashuri Të bardhë e të zinj Të vjetër e të rinjë Tekbire këndojnë, All-llahun e Madhërojnë. Para Tij nënshtrohen Para Tij...
>>

PËRKUJTIM DHE FALËNDERIM, POEZI NGA MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

08/10/2008 15:23
PËRKUJTIM DHE FALËNDERIM Përkujtoj All-llahun Krijuesin e Gjithësisë, Falenderoj All-llahun Burimin e Mirësisë. All-llahun e përkujtoj Zemra më qetësohet, All-llahun e falënderoj Shpirti më freskohet. Përkujtoj All-llahun Përplotë Dashuri, Falënderoj All-llahun Për gjithë këtë begati. All-llahun e përkujtoj Nëpër dallgë e stuhi, Allahun e falënderoj Që është vetëm Një. Përkujtoj All-llahun Që është Dritë mbi Dritë, Falënderoj All-llahun Që m’u hapën sytë… Mexhid YVEJSI, Gjakovë  
>>

KUR'ANI-FJALA E ZOTIT, POEZI NGA MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

06/10/2008 13:28
KUR'ANI - FJALA E ZOTIT Fjala e Zotit është e Shenjtëruar, Është mrekulli mbi mrekullitë, Nëpër udhëkryqet e jetës Është një Dritë e pashuar, Që të shohim ne, të gjithë, Të gjitha shëmtitë dhe bukuritë. Fjala e Zotit është ilaç i vërtetë, Sëmundje të ndryshme parandalon, Ajo na jep guxim në këtë jetë, Të qëndrojmë besnik na ndihmon. Me dituri, besim, mirësi, ajo na ushqen, Mendjën, zemrën dhe shpirtin tonë. Fjala e Zotit është e përsosur, Siç është i përsosur i Madhi Zot, Ai e ka shpallur, Ai ka vendosur, Në zbatimin e saj në këtë botë. Kush e zbaton ai ka...
>>

GJURMËT E KRIJUESIT, Poezi, nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

05/10/2008 14:33
GJURMËT E KRIJUESIT Gjurmët e Krijuesit Janë gjurmë të qëndrueshme, Gjurmët e Krijuesit Janë gjurmë të amshueshme. Gjurmët e Krijuesit Janë gjurmë të pranishme, Gjurmët e Krijuesit Janë gjurmë të ndritëshme. Gjurmët e Krijuesit Janë kudo nëpër hapësirë, Gjurmët e Krijuesit Janë të ndritshme n’errësirë. Gjurmët e Krijuesit Janë gjurmë që dëshmojnë, Gjurmët e Krijuesit Janë gjurmë që udhëzojnë. Gjurmët e Krijuesit Janë gjurmë në çdo krijim, Gjurmët e Krijuesit Janë gjurmë në çdo frymëzim. Gjurmët e Krijuesit Nuk janë në letër apo pergament, Gjurmët e...
>>

FEJA ISLAME, POEZI NGA MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

04/10/2008 18:27
FEJA ISLAME Është dritë e Zotit Rrugën na ndriçon, Nga terri i kobshëm Të gjithëve na shpëton. Më e vleshmja dhuratë Nga i madhi Perëndi, Amanet i parë dhe i fundit Për krijesën njeri. Që nga hazreti Ademi Njeri e pejgamber i parë, Kjo e vërtetë nga All-llahu Përherë është shpallë. Sa herë që njeriu Është tjetërsuar, Pejgamberi i kohës E ka udhëzuar. E ka udhëzuar Njeriun e shkretë, N’udhëkryqe të jetës Sa herë që ka mbetë. Në formën e përsosur Kjo Fe e Vërtetë, Ju shpallë e plotësuar Të Lavduarit-Muhammed. Këtë e dëshmon Kur’ani Fjala e Perëndisë, Të...
>>
All articles

Items: 9 - 16 of 29

<< 1 | 2 | 3 | 4 >>

Search site

© 2009 All rights reserved.(Www.Nur-Islam.Net) - Allahu ju shperblefte per vizitat e juaja